Udhëheqësit e BE-së mbështetën ndalimin për “më shumë se dy të tretat” e importeve të naftës ruse. Ishte e vështirë të arrihet një kompromis për të vendosur sanksione ndaj Moskës për shkak të luftës në Ukrainë, tha presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel, cituar nga AFP.
Në Twitter, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Layan shkroi se embargoja do të reduktojë 90 për qind të importit të naftës të Rusisë në Evropë deri në fund të vitit 2022.
Pengesa kryesore për paketën e 6-të të masave kundër Moskës ishte Hungaria, sepse vendi kërkonte garanci për sigurinë e furnizimeve të saj me naftë.
Bullgaria gjithashtu merr një shtyrje dhe do të jetë në gjendje të blejë naftë ruse deri në vitin 2024.
Udhëheqësit miratuan që BE-ja të ndajë më shumë se 9 miliardë euro për Kievin për të mbuluar deficitin buxhetor të Ukrainës.
Samiti në Bruksel vazhdon më 31 maj.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..