Të gjithë ukrainasit me status të mbrojtjes së përkohshme kanë të drejtë të qëndrojnë në Bullgari deri më 24 shkurt 2023. Refuzimi për t'u akomoduar në një bazë shtetërore nuk u heq të drejtat e tyre, si përfitimet sociale, shëndetësia dhe arsimi, të drejtat e punës, bëri të ditur selia operative për refugjatët nga Ukraina.
Më shumë se 4000 ukrainas me mbrojtje të përkohshme kanë filluar tashmë punën, ose rreth 10% e refugjatëve ukrainas të aftë për punë në Bullgari. Ndihma sociale u janë paguar mbi 20 mijë, mbi 500 fëmijë kanë filluar shkollën.
Sipas planit të ri të selisë kombëtare, refugjatët e mbetur ukrainas që kanë nevojë për strehim do të strehohen përkohësisht në qendrat në Sarafovo dhe Ellhovo, nga ku do të shpërndahen në bazat shtetërore. Sipas të dhënave të fundit të portalit "Bullgaria për Ukrainën", në Bullgari jetojnë pak më shumë se 90 mijë ukrainas. Vetëm një javë më parë ata ishin 99 mijë.Në Manastir u hap klubi i shoqatës për kulturë, arsim dhe traditë “Ura Ballkanike”. Kjo ndodhi në prani të ambasadorit të Bullgarisë në Maqedoninë e Veriut, Zheljazko Radukov dhe Konsullit të Përgjithshëm në Manastir Nikollaj Dimitrov, diplomatëve..
Arsimi duhet t'i bëjë fëmijët jo vetëm të ditur, por edhe njerëz të mirë. Kështu tha ministri i arsimit Krasimir Vëllçev në takimin me Patriarkun e Kishës Ortodokse Bullgare Daniil. "Ne jemi duke diskutuar futjen e orëve mësimore mbi virtytet..
Bashkimi Evropian duhet të mbetet i bashkuar dhe i parashikueshëm në mbështetjen e tij të përgjithshme për Ukrainën. Kështu deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në fjalimin e tij në takimin e dytë të jashtëzakonshëm për Ukrainën, të organizuar..
Sipas të dhënave të Eurostat-it, Bullgaria përmbush edhe kriterin e fundit për eurozonën - stabilitetin e çmimeve. Kështu ka bërë të ditur në fillim të..
Mbështetja bullgare për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës u riafirmua sot nga kryeministri Rosen Zheljazkov. Ai mori..
Temperaturat minimale të martën do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në verilindje deri në minus 11°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Paradite..