Azerbajxhani do të furnizojë Bullgarinë me gaz për 25 vjet, siç është rënë dakord mes dy vendeve. Këtë e deklaroi Ministri i Jashtëm i vendit, Xhejhun Bajramov, i cili është për vizitë në Bullgari me ftesë të Ministres së Punëve të Jashtme Teodora Gençovska.
Bullgaria është një nga tre përfituesit e gazit të Azerbajxhanit në Evropë. Bajramov tha se Azerbajxhani pret përfundimin e lidhjes midis Bullgarisë dhe Greqisë, përmes së cilës vendi ynë do të mund të marrë plotësisht gazin azerbajxhanas. "Kjo do të kontribuojë shumë në sigurinë energjetike të vendit tuaj në këtë kohë të paqëndrueshme," theksoi Bajramov.Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale lidhur me kandidaturën e Borisllav Sarafov për postin e kryeprokurorit, njoftoi BTA. Sipas kryetarit të..
Pikërisht një muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 27 tetorit, sot vijon seanca e parë e Asamblesë së 51-të Kombëtare, e cila filloi më 11 nëntor. Deputetët do të bëjnë përpjekjen e gjashtë për të zgjedhur një kryetar. Në provën e pestë për votim u..
Ditën e mërkurë do të jetë kryesisht me diell. Era gradualisht do të orientohet nga perëndimi-veriperëndimi dhe do të jetë e lehtë deri mesatare. Temperaturat minimale priten nga minus 3° dhe 2°, në Sofje - rreth minus 1°, dhe maksimale - midis..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev bisedoi në telefon me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi shërbimi për shtyp i..