Nëse Bullgaria nuk redukton emetimet e saj me 40% në tre vitet e gjysmë të ardhshme, do të duhet të kthejë 13 miliardë leva /6.65 miliardë euro/ fonde sipas planit të rimëkëmbjes. Këtë e deklaroi Ministri i Mjedisit Borisllav Sandov gjatë konferencës rajonale për energjinë e rinovueshme RЕ-Source Southeast 2022 në Sofje, raportoi uebfaqja 3eNews.
Sipas Sandovit, kjo reformë është e përshkruar në planin e rimëkëmbjes dhe ne duhet ta zbatojmë atë, që është një sfidë e madhe për ekonominë dhe energjinë bullgare. Sipas sindikatave, kjo kërcënon të ardhmen e kompleksit energjetik të termocentralit Marica Iztok, por qeveria thotë se nuk do të mbyllë termocentralet me qymyr para vitit 2038.
Ministri Sandov mendon se duhet të kërkohen skema më fleksibël të zhvillimit të energjisë nëpërmjet burimeve të rinovueshme. Ai vuri në dukje mundësitë e përdorimit të digave për ndërtimin e impianteve fotovoltaike mbi ujë, si dhe potencialin energjetik të Detit të Zi në fushën e erës off-shore.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..