Kushdo që ndihmon me informacione për zbulimin e taksave të fshehura dhe të kontributeve të papaguara të sigurimeve shoqërore duhet të marrë një bonus 10% prej shumës së fshehur. Këtë e parasheh një paketë masash për luftimin e efekteve të inflacionit dhe mbledhjen më të mirë të taksave dhe sigurimeve shoqërore, tha deputeti i “Po e vazhdojmë ndryshimin” Iskren Mitev për Nova TV. Sipas projektit, do të sigurohet anonimiteti i dërguesve të sinjalit. Shuma e raportuar duhet të jetë mbi 3000 leva /1 533 euro/.
Aktualisht gjithashtu mund të dërgohen sinjale të tilla, por pa marrë bonus. Sipas Mitevit, nëse masa miratohet dhe hyn në fuqi, ndikimi i saj në buxhetin e shtetit pritet të jetë qindra milionësh.Ministrat e ekonomisë dhe financave të vendeve anëtare të BE mbështetën unanimisht rekomandimin e hartuar dje nga Eurogrupi që Bullgaria të anëtarësohet në eurozonë më 1 janar 2026, njoftoi ministri i financave i Polonisë, Anxhej Domanski, sipas..
Parlamenti miratoi në lexim të dytë Ligjin për Tregjet e Kriptoaktiveve, me propozues Këshillin e Ministrave. Me këtë ligj rregullohet tregtimi i këtij lloji instrumentesh dhe mbikëqyrja e sektorit në përputhje me rregulloret evropiane, njoftoi..
Kompleksi TEC “Marica Iztok” do të furnizojë 50% të sasisë së energjisë për konsumatorët familjarë në Bullgari. Kjo u bë e ditur gjatë një konference për shtyp në TEC “Marica Iztok 2”, të mbajtur nga ministri i energjetikës, Zheço Stankov, njofton BTA...
Eurogrupi rekomandoi unanimisht që Bullgaria të bëhet anëtari i 21-të i eurozonës. Vendet e zonës së monedhës së përbashkët i rekomandojnë..
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 15 deri në 21°C. Në Sofje priten rreth 17°C. Para mesditës moti do të jetë me diell. Rreth dhe..
Aeroporti “Vasill Levski” – Sofja mori çmimin ACI EUROPE "Aeroporti më i Mirë në Evropë". Dallimi është në kategorinë për aeroportet me një trafik..