Bullgaria plotëson tre nga katër kriteret e konvergjencës ekonomike të nevojshme për t'u bashkuar me eurozonën, sipas një raporti të lëshuar nga Komisioni Evropian. Vendi ynë plotëson kërkesat për financa publike të qëndrueshme, për stabilitet të kurseve të këmbimit dhe norma interesi afatgjatë. Megjithatë, ne ende nuk i plotësojmë kushtet për stabilitet çmimesh. Raporti i Komisionit për Konvergjencën 2022 vlerëson progresin e Bullgarisë, si dhe atë të Rumanisë, Kroacisë, Republikës Çeke, Polonisë, Hungarisë dhe Suedisë, të cilat ende nuk e kanë adoptuar euron.
Përfaqësuesit e popullit nga GERB-SDS dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për interpretimin e dispozitave të Ligjit Themelor të vendit, njoftoi BTA. Deputetët kërkojnë qartësi për çështjen nëse me skadimin e mandatit të anëtarëve të..
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..
Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..
Përplasjet para Teatrit Kombëtar "Ivan Vazov" lidhur me premierën e pjesës "Armët dhe njeriu" të Bernard Shaw u bënë një rast që 247 organizata..
Në një takim kombëtar për rastet e shpeshta të agresionit në vende publike dhe dhunës në familje, të thirrur nga i ngarkuari me postin kryeprokuror..
Eurozona mbetet një prioritet, por kabineti teknik pret që Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor të fillojë punën për të diskutuar buxhetin,..