Në mesin e muajit mars ju treguam për ekspozitën e parë ndërkombëtare të piktorit Ivan Milev, e cila u hap në Galerinë “Bëllgaria” në Romë, me rastin e 125 vjetorit të lindjes së tij.
Pas kësaj veprimtarie drejtori i Galerisë së Arteve në Kazënllëk, Dr. Pllamen Petrov, njoftoi se janë duke u përgatitur për të botuar një katalog të madh për të prezantuar për herë të parë punën e piktorit Ivan Milev para publikut të gjerë. Sot tashmë është një fakt dhe vetëm pak ditë më parë u prezantua zyrtarisht në Galerinë e Arteve të qytetit të Sofjes.
Botimi luksoz dygjuhësh është në bullgarisht dhe anglisht dhe përfshin 80 nga veprat më përfaqësive të Ivan Milev, të përzgjedhur nga Adelina Fileva, drejtoreshë e Galerisë së Arteve të qytetit të Sofjes dhe Pllamen Petrov, i cili është edhe autor i tekstit hyrës. Albumi përfshin gjithashtu kujtime të shkurtra të artistit nga bashkëkohësit e tij, duke ilustruar talentin e tij origjinal.

Përpilues: Vesella Krësteva
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES
Aleksandra-Joana Aleksandrova – aktore, këngëtare dhe modele me pamje mbresëlënëse, talent muzikor dhe prani të fortë skenike, ishte në Sofje në fund të korrikut dhe fillim të gushtit për të interpretuar rolin e Kozetës në muzikalin e njohur “Të mjerët”..
Poeti dhe autori i haikut nga Plovdivi, Vlladislav Hristov, fitoi çmimin e madh në konkursin ndërkombëtar të haikut të organizuar nga Muzeu Memorial i Matsuo Basho në qytetin Iga të Japonisë. Për herë të parë, një bullgar ka marrë çmimin..
Ministri i Kulturës Marian Baçev hapi një stendë bullgare në Panairin e 77-të Ndërkombëtar të Librit në Frankfurt. Ministrat shprehën mirënjohje për organizatorët nga Shoqata Bullgare e Librit, Instituti Bullgar i Kulturës në Berlin dhe diplomatët..