Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për të dytin ditë në Bullgari nuk ka asnjë të vdekur nga Covid-19

Foto: arkiv

Janë 49 rastet e reja me Covid në vend në 24 orët e fundit ose 31 më pak se një ditë më parë. Mbi 79.5% prej të sapoinfektuarve nuk janë vaksinuar. 4.25% e 1151 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg.

Numri i rasteve aktive u rrit me 47 në 73 148. Në spitale u shtruan 4 pacientë të infektuar. Gjysma e të sapo shtruarve në spital ose 50% nuk ​​janë vaksinuar. Pranimet në spitale u rritën me 6 në 338. 32 persona të infektuar janë në repartet e terapisë intensive.

Nuk u raportua asnjë vdekje nga Covid gjatë harkut të shënuar kohor prej 24 orësh. Vetëm dy persona u raportuan të shëruar. Të dielën janë bërë 10 vaksina. 2 059 887 persona kanë përfunduar imunizimin. 759 297 kanë një dozë të tretë përforcuese.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria merr pjesë në ekspozitën më të madhe turistike në Turqi EMITT 25

Ekspozita Ndërkombëtare e Turizmit dhe Udhëtimit në Mesdheun Lindor EMITT 25 u hap në Stamboll dhe do të zgjasë deri më 7 shkurt. Ekspertët e vendosin atë ndër pesë ekspozitat më të mëdha turistike në botë. Në forum marrin pjesë mbi 400 operatorë..

botuar më 25-02-05 6.13.MD

Bullgaria mori kompensim për ndihmën e saj për Ukrainën

348 milionë leva /178 milionë euro/ hyrën në buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes në fund të janarit sipas marrëveshjes së kompensimit për ofrimin e ndihmës për Ukrainën. Këtë e njoftoi në një konferencë për mediat në Këshillin e Ministrave ministrja e..

botuar më 25-02-05 5.56.MD

Në Antarktidë do të kërkojnë anëtarë të rinj për akuariumin e akullit në Plovdiv

Dy kuratorë nga Muzeu i Historisë Natyrore në Plovdiv udhëtuan në Polin e Jugut si pjesë e Ekspeditës së 33-të Antarktike Bullgare. Qëllimi i udhëtimit të Kristijan Vlladov dhe Stefan Kjurkçiev është pasurimi i koleksioneve të muzeut, si dhe kërkimi i..

botuar më 25-02-05 3.59.MD