Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria ripohoi mbështetjen e saj për integrimin evropian të Moldavisë

Foto: @GovBulgaria

Kryeministri Kirill Petkov mbajti video-konferencë me Presidenten e Moldavisë Maja Sandu. Ai konfirmoi mbështetjen e Bullgarisë për perspektivën evropiane të vendit, të cilën do ta shprehë në Këshillin e ardhshëm Evropian. Ai përshëndeti angazhimin e fortë të Sandu për të udhëhequr Moldavinë në rrugën e saj evropiane dhe në rrugën drejt reformave. Dy bashkëbiseduesit dënuan agresionin ushtarak të Rusisë në Ukrainë, i cili detyroi miliona ukrainas të largohen nga shtëpitë e tyre.

Petkov vuri në dukje se vlerëson shumë mbështetjen e autoriteteve moldaviane për ruajtjen e identitetit kombëtar, kulturor dhe gjuhësor të pakicës kombëtare bullgare në Moldavi.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Liberalët në Parlamentin Evropian do të hetojnë arrestimin e kryetarit të Bashkisë së Varnës

Grupi i liberalëve në Parlamentin Evropian, "Rinovo Evropën", krijoi një grup pune për të hetuar abuzimet e mundshme qeveritare ndaj sundimit të ligjit në Bullgari. Si arsye për këtë veprim përmenden "sinjale shqetësuese për përndjekje politike, abuzim..

botuar më 25-10-22 1.42.MD

Në rajonet kufitare të qytetit Kjustendill, të huajt tashmë po kërkojnë të paguajnë në euro

Të huajt shpesh kërkojnë të paguajnë me euro. Arsyeja është se tashmë tek produktet është shënuar edhe çmimi në valutën evropiane, tregojnë shitësit në dyqanet e rajonit të Kjustendilit. Të huajt – sidomos në pikat e karburantit, kur furnizohen me..

botuar më 25-10-22 9.20.PD

Parashikimi i motit për 22 tetorin

Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, në Sofje – 4°. Në mëngjes, dukshmëria do të zvogëlohet në disa vende të ulëta dhe lugina. Gjatë ditës, do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave, më të..

botuar më 25-10-21 7.40.MD