Ambasadori i Ukrainës në Bullgari Vitali Moskalenko kërkoi zyrtarisht me një notë nga Ministria e Punëve të Jashtme armë për Ukrainën nga Bullgaria. Kjo u konfirmua për BNR nga Ministria e Jashtme. Nga aty saktësojnë se nota do t'u përcillet institucioneve kompetente.
“Nuk ka nevojë që Ministria e Jashtme të dërgojë kërkesën e Ukrainës në Ministrinë e Ekonomisë dhe Industrisë. Kuvendi Popullor vendosi që Bullgaria të mos eksportojë armë në Ukrainë. Çështja është mbyllur”, tha Ministrja e Ekonomisë dhe Industrisë Kornelija Ninova.
Pak më shumë se një muaj më parë, parlamenti bullgar miratoi dhënien e ndihmës ushtarako-teknike për Ukrainën, e cila parashikon riparimin e pajisjeve ushtarake, por jo sigurimin e armëve.
Afati për të penguar mundësinë që Borisllav Sarafov të marrë postin e kryeprokurorit skadon, si dhe për votimin e buxhetit, tha për BNT Ivajllo Mirçev nga "Bullgaria Demokratike". Ai theksoi se partia do të veprojë me përgjegjësi ndaj votuesve..
Gjatë natës , vranësirat do të lëvizin me shpejtësi nga perëndimi. Të premten në vend do të mbizotërojë mot i vranët. Që para mesditës në Bullgarinë Perëndimore do të fillojë të bjerë shi, ndërsa në malet mbi 1600 m do të bjerë borë. Era do..
“Pas votimit të sotëm për kryetar të Kuvendit Popullor, “Po e vazhdojmë ndryshimin” kërkoi dorëheqjet e Daniell Llorer dhe Javor Bozhankov”, shkroi në faqen e tij në Facebook bashkëkryetari i partisë Kirill Petkov. Tri vota nuk mjaftuan për të..
“Pas votimit të sotëm për kryetar të Kuvendit Popullor, “Po e vazhdojmë ndryshimin” kërkoi dorëheqjet e Daniell Llorer dhe Javor Bozhankov”, shkroi në..
Në një mbledhje rekord të zgjat 18 ditore, përfaqësuesit e popullit bënë përpjekjen e shtatë të pasuksesshme për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit..
GERB-SDS tërhoqi nominimin për kryetar të Kuvendit Popullor. Në provën e tetë zgjedhore janë tre kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor...