Presidenti Rumen Radev bisedoi në telefon me Ndihmës Sekretaren e Shtetit të SHBA-së për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike Karen Donfried. Të dy e dënuan dhe e shpallën të papranueshme djegien e Qendrës Kulturore Bullgare “Ivan Mihajllov” në Manastir.
Sipas Radev, zjarrvënia e qendrës kulturore të bullgarëve maqedonas në Manastir është kryer nga njerëz që kërkojnë ta mbajnë Shkupin në të kaluarën totalitare jugosllave dhe të pengojnë integrimin evropian të Maqedonisë. Ai shprehu pritjen e Bullgarisë që në Shkup të mos lejojë që ky akt agresioni kundër bullgarëve maqedonas të mbetet i pazbuluar dhe i pandëshkuar.
Ambasada e SHBA-së në Sofje citoi Donfridin se zjarrvënia kishte qëllim të qartë për të minuar procesin e negociatave në vazhdim midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Evropës i duhen udhëheqës me guxim për të marrë vendime të vështira, por strategjike. Kjo u tha nga Kryetarja e Parlamentit Natalija Kiselova në forumin e Tranzicionit të Gjelbër, i cili po mbahet në Sofje, raportoi BTA. Ajo u bëri thirrje..
Jemi të shqetësuar për përshkallëzimin në deklaratat e fqinjëve tanë nga Republika e Maqedonisë së Veriut, sepse kjo tregon mungesë të të kuptuarit të proceseve evropiane dhe një shmangie të mundshme të përgjegjësisë. Sofja dhe Shkupi nuk kanë një..
Bullgaria dhe Franca do të nënshkruajnë një marrëveshje kornizë për blerjen e radarëve të rinj për Forcat Ushtarako-Ajrore. Projekti është i rëndësishëm për avionët e rinj bullgarë F-16. Bullgaria ka zgjedhur mundësinë e financimit evropian..
Një qendër e re prodhimi pajisjesh mjekësore e kompanisë çeke "BTL Industries" u hap në Plovdiv (Bullgaria Jugore). Në hapje mori pjesë Presidenti Rumen..
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 15 deri në 21°C. Në Sofje priten rreth 17°C. Para mesditës moti do të jetë me diell. Rreth dhe..
Pas përpjekjeve intensive dhe të pandërprera të Ambasadës bullgare në Teheran, dy shtetas bullgarë u evakuuan me sukses nga territori i Republikës..