292 janë rastet e reja të Covid në vend për 24 orët e fundit ose me 243 më shumë se një ditë më parë. 65 për qind nga të sapoinfektuarit nuk kanë vaksina. 5.4 për qind e 5393 testet janë pozitive sipas portalit coronavirus.bg.
Numri i pacientëve të regjistruar aktiv ulet me 819 deri në 72 329 veta. Në spitale u pranuan 58 të infektuar. 44 nga të sapopranuarit ose 75.86 për qind nuk janë të vaksinuar kundër koronavirusit. Të shtruarit në spitale ulen me 19 deri në 319 të sëmurë. Në repartet intensive trajtohen 28 të infektuar. Në 24 orët e fundit 19 veta vdiqën me Covid të konfirmuar. 18 nga të vdekurit nuk ishin të vaksinuar. 1092 u shëruan. Të hënën u bënë 413 vaksina.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..