Nënpresidentja Ilijana Jotova hapi konferencën “Zërat bullgarë për Evropën” në Bosilegrad të Serbisë. Forumi organizohet nga Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA), me mbështetjen e Parlamentit Evropian. Jotova theksoi se bizneset bullgare dhe serbe duhet të investojnë në Bosilegrad, sepse në këtë mënyrë të rinjtë mund të gjejnë perspektivë dhe të qëndrojnë në vendet e tyre të lindjes.
“Evropa është para së gjithash të drejtat e njeriut. Aty ku mungojnë, Evropa nuk ekziston dhe kjo duhet të jetë e qartë për të gjitha vendet - si ata që janë tashmë anëtarë të BE-së ashtu edhe ata që kanë nisur për në atje”, tha Nënpresidentja.
“Fatkeqësisht, kohët e fundit shihen procese që tregojnë një tërheqje nga vlerat evropiane në Ballkanin Perëndimor”, tha në forum Konsulli i Përgjithshëm i Bullgarisë në Nish Dimitër Canev.
“Duke folur për Evropën, e kemi parasysh vendin ku shkojnë fëmijët tanë për të kërkuar të ardhmen e tyre. BE-ja duhet të jetë kudo ku jetojnë njerëzit, t’u japë atyre mundësinë të punojnë, të investojnë, të shprehin pikëpamjet e tyre dhe të ndjehen të lirë në një botë demokratike. Rruga drejt BE-së është rruga të cilën duhet ta ndjek Serbia”, tha në diskutim Nevenka Kostadinova, deputete e Kuvendit të Serbisë nga Partia Progresive Serbe në pushtet.
“Si pakicë ne duam të jemi një urë që lidh, jo një urë nëpër të cilën kalohet”, shtoi Kostadinova.
Eurodeputeti Andrej Kovaçev bëri thirrje për mbështetje aktive shtetërore për komunitetet historike bullgare jashtë vendit dhe mbështetje financiare për zhvillimin e tyre. Ai dha si shembull Hungarinë, ku me “të gjitha kritikat” ndaj Victor Orbanit, që nga viti 2016 ai ka investuar 350 milionë euro në komunitetet hungareze jashtë vendit. Kovaçev kërkoi ndryshimin e Ligjit për Shtetësinë Bullgare dhe procedura të shpejta, të lehta dhe transparente për marrjen e shtetësisë bullgare.
Universiteti Teknik i Pylltarisë organizon një sërë aktivitetesh kushtuar rrugës shekullore të arsimit të lartë pyjor në Bullgari. Ngjarja e parë është sonte, ku do të mbahet një retrospektivë e aktiviteteve pyjore me një leksion me temën: “Një..
Gjimnazi Aprillovska në qytetin e bukur malor Gabrovo shënon 190 vjetorin e themelimit të tij në vitin 2025. Duke iu bazuar traditave të Shkollës së Përbashkët të Gabrovos - shkolla e parë laike në vendin tonë u hap më 14 janar (2 janar, stili i..
Kreu i shtetit Rumen Radev ia dorëzoi Shenjën e Nderit Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Distinktivin e nderit e mori drejtori i përgjithshëm i BNR-së, Milen Mitev, gjatë koncertit solemn në Operën dhe Baletin e Sofjes me rastin e 90-vjetorit të Radios..
152 vjet pasi Bullgaria humbi birin e saj të dashur, luftëtar për një shtet të lirë, të pavarur dhe tolerant - Vasill Levski, personaliteti i tij vazhdon..