I dyshuari për zjarrvënien e Qendrës Kulturore Bullgare “Ivan Mihajllov” në Manastir të Maqedonisë së Veriut Llambe Allabakovski tashmë është akuzuar, njoftoi prokuroria e qytetit. Burri u ndalua dje dhe do të qëndrojë në paraburgim për tetë ditë. Këngëtari 34-vjeçar jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por pak javë më parë u kthye në Manastir. Ai e pranoi krimin. “Ajo që u bë kundër qendrës kulturore nuk është një veprim solo, ky njeri po lëviz në qarqet antibullgare”, tha për Nova TV Ljubço Neshkov, specialist i marrëdhënieve bullgaro-maqedonase.
Ndërkohë, Partia e Majtë në opozitë kërkoi heqjen e akuzave dhe bëri thirrje për protestë në mbrojtje të Llambe Allabakovskit.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..