Kompania Shtetërore e Konsolidimit njoftoi se do të raportojë në Prokurori për parregullsitë e konstatuara në kompaninë shtetërore për tregti të jashtme të mallrave speciale “Kintex”. Sipas raportit financiar të kompanisë për tremujorin e parë të vitit 2022, ajo ka marrë 17 herë më pak fitim sesa fitimi për të njëjtën periudhë të vitit 2021.
Sipas Kompanisë Shtetërore të Konsolidimit, drejtori i “Kintex”, Aleksandër Mihajllov, e ka menaxhuar kompaninë i vetëm, dhe kontratat nuk janë raportuar. Nga ana e vet drejtori i pushuar nga detyra Mihajllov u tha gazetarëve se ai është shpifur. Sipas tij, është eksportuar armë me vlerë 200 milionë leva (102 milionë euro) përmes Rumanisë në Poloni, me destinacion përfundimtar Ukrainën.
"Zëvendëskryeministri Asen Vasilev mund të paraqesë një raport nga Agjencia e Doganave për armët, për sa para janë eksportuar mallrat pas fillimit të luftës. Mund të rezultojë se rritja është 45-47 herë," tha Mihajllov. Bëhet fjalë kryesisht për raketa 122 milimetrash për BM-21 “Grad”.Komisioni për peticione në Parlamentin Evropian vendosi të ndjekë nga afër gjendjen e sigurisë rrugore në Bullgari. Kjo ndodhi pasi u shqyrtua kërkesa e Rozalina Gadjuçkova, e cila jeton në Mbretërinë e Bashkuar. Para eurodeputetëve, ajo deklaroi se..
Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 8 deri në 13°, në Sofje – rreth 8 °. Gjatë ditës do të mbajë mot i vranët, me reshje shiu në shumë zona, të cilat do të pushojnë nga perëndimi drejt lindjes. Do të fryjë erë e moderuar, ndërsa në..
Bullgaria mbështetet te përpjekjet e konsujve të nderit nga e gjithë bota në vendin tonë për të kontribuar në hapjen e partneriteteve të reja në sferat e ekonomisë, tregtisë, inovacionit, arsimit, turizmit. Vendi ynë mund të jetë më i dukshëm..
Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë njoftoi përmes një komunikate për mediat se shpreh keqardhje të thellë për shkak të incidentit të rëndë që..
Me 111 vota pro, 51 kundër dhe 43 abstenime, parlamenti miratoi krijimin e një komisioni të përkohshëm, i cili do të hetojë veprimtarinë e George Soros..
Lideri i GERB, Bojko Borisov, deklaroi për mediat se personalisht ka marrë pjesë në bisedime me përfaqësues amerikanë për heqjen e sanksioneve sipas..