Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Stoimenka Nedjallkova: Le të jemi bullgarë krenarë me trashëgimin tonë unike folklorike”

Foto: BNR

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore Stoimenka Nedjallkova më 9 qershor mbush 50 vjet.Me stilin origjinal të Pazarxhikut dhe zërin e saj të bukur, ajo ka ngjallur vazhdimisht admirimin e publikut në vendin tonë dhe në mbarë botën.

Në fillim të këtij viti Stoimenka u dallua me çmimin "Lauresha e ëmbël" të shoqatës "Për muzikën dhe vallet në rajonin e Pazarxhikut" të udhëhequr nga Atanas Çollakov. Çmimi është një njohje e përkushtimit të saj ndaj këngës së Pazarxhikut dhe traditave. Ajo ka lindur në familjen e këngëtarëve dhe instrumentistëve të dalluar. Akoma në vitet e saj shkollore interpretimet e Stoimenkës ose Tima, siç e quajnë të gjithë, përfshi dhe në duet me motrën e saj, janë vlerësuar me medalje të arta në tubimet kombëtare në qytetin Koprivshtica.

Dhuntia dhe interesi ndaj krijimtarisë popullore e shpien në Shkollën Kombëtare për Arte Folklorike në Shiroka llëka. Me sukses ajo përfundon dhe arsimin e saj të lartë në Akademinë për Art Muzikor dhe të Vallëzimit “Profesor Asen Diamandiev” - Plovdiv mespecializime për dirigjim dhe art të interpretimit.

Për Radio Bullgarinë këngëtarja e njohur popullore tregoi kujtime nga fëmijëria dhe nga rruga e saj profesionale:

“Unë linda në një familje, në të cilën folklori është me një nder të madh. Gjyshja ime Stoimena këndonte shumë bukur. Kur ishte e trishtuar ajo e këndonte brengën e saj me këngë. Unë fshehurazi e kam dëgjuar  pa marrë frymë dhe pa bërë zë. Nëna ime Rosica Uçikova është një nga këngëtaret e njohura të Pazarxhikut. Ajo ma transmetoi këtë dashuri dhe mua dhe motrës sime Janka Atmaxhova /soliste e Ansamblit për Këngë dhe Valle Popullore-Pazarxhik/. Gjyshi im nga ana e babit, ishte një klarinetist shumë i mirë. Ai është nga Rodopet - fshati Çurekovo - rrethi i Devinit. Aty i kalonim beharet, kemi fuguar nëpër luadhet dhe rrugicat. Më kujtohet sesi gjyshi im vishej dhe stolisej dhe nisej drejt krahinës së Plovdivit, për të ekzekutuar muzikë nëpër dasma.”

Tima është interpretuese në grupin Glo Bal Kan Project, i cili interpreton folklor bullgar, ballkanik dhe botëror. Formacioni është i krijuar me iniciativë të bashkëshortit të saj Nedjallko Nedjallkov.

Ka marrë pjesë dhe në Aka Balkan Moon.

Në periudhën 1995-2013 këndon në korin popullor të grave “Zërat Bullgar-Engjëjt”. Mban mend emocionin e publikut të huaj gjatë periudhës së turneve të korit, kanë ndarë një skenë dhe me Bobby McFerrin.

“Me Bobby McFerrin kemi marrë pjesë në dy koncerte në Evropë dhe një në Sofje në Pallatin Kombëtar të Kulturës. Nuk mund të përshkruhet ndjenja të këndosh me një muzikant të tillë të njohur. Simbioza e muzikës sonë me improvizimet e tij të xhazit është tepër e veçantë. Dhe një moment tjetër të lavdishëm - gjatë vitit 1997 në Los Anxhelos në radhën e parë pamë Stevie Wonder. Ai ishte shumë i magjepsur prej zërave tanë. Në koncert kënduam së bashku me grupin “Hun-hur-tu” nga Tuva dhe Art trion e Moskës. Pas koncertit ai shprehu entuziazmin e tij, bëmë foto, biseduam. Gjatë vitit 2012 isha e ftuar nga muzikanti me famë botërore dhe dirigjent Jordi Saval për të marrë pjesë në projektin “Bal-Kan”-“Ciklet e jetës”, bashkë me Nedjallko Nedjallkovin-fyell, Valeri Dimçev-tambura, Pejo Peev-gëdullkë, Stojan Jankullov – bateri dhe muzikantë nga Ballkani, Belgjika, Spanja. Për mua ishte një nder të jem me muzikantë kaq të njohur dhe me një krenari të prezantoj të kënduarin tonë folklorik”.

Tima Nedjallkova është dhe mes pedagogëve më të mirë në të kënduaritn e këngëve popullore.

“Aktualisht jam pedagoge e 22 nxënësve. Përmes kabinetit tim kanë kaluar 17 klasa. Unë jam mësuesja e parë e këngës popullore në shkollën numër 144 në Sofje. Shumë nga nxënësit e mi e vazhduan arsim e vet në institute të larta. Fëmijët vijnë me etje për dije dhe këngë të reja, kurse misioni im është të ndihmojë për gjetjen dhe shpërndarjen e folklorit bullgar të të kënduarit. Këtë dashuri ata do tua transmetojnë dhe fëmijëve të tyre, nxënësve, që tëmbetet në përjetësi kënga jonë popullore. Dua që t’u uroj bashkatdhetarëve tanë të jemi bullgarë krenarë me trashëgiminë tonë folklorike dhe me dinjitet tua transmetojmë fëmijëve dhe nipërve tanë, që të mbetet për brezat. Sepse tradita jonë muzikore është ajo e cila na dallon nga të gjitha kombet në Evropë dhe në botë”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BNR




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Këngët e Kiçka Savovës mbledhin të rinj të talentuar në një master klasë në Plovdiv

Më 9 nëntor, një nga sallat e Ansamblit Folklorik “Trakia” në qytetin e Plovdivit (Bullgaria Jugore) do të mbledhë talentë të rinj për master klasën tradicionale “Me këngët e Kiçka Savovës”. Ngjarja organizohet nga fondacioni “Kiçka Savova”, kryetare e të..

botuar më 24-11-08 1.10.MD

Iskrena Jordanova – një muzikante e shquar që ia kushtoi zemrën muzikës barok

Violinistja Iskrena Jordanova prej tridhjetë vitesh jeton në Lisbonë. Gjithçka që ajo bën si muzikante është e lidhur me muzikën barok. Një pjesë të madhe të kohës ia kushton zbulimit të dorëshkrimeve të lashta, të cilave u jep jetë me ansamblin e saj..

botuar më 24-11-06 7.50.PD

Një koncert i daulleve japoneze tajko do të kënaqë dashamirësit e muzikës në Sofje

Dashamirët e muzikës japoneze mund të shijojnë një koncert me daulle tradicionale japoneze tajko në ekzekutim të grupit Wadaiko-Sai - Japoni. Koncerti mbahet në kuadrin e Ditëve të Kulturës Japoneze në vendin tonë. Daullet Tajko kanë një histori..

botuar më 24-11-05 9.10.PD