Në qendrën e lashtë të qytetit Bansko është mbledhur historia e qytetit të bukur malor, i cili është kthyer në një qendër pushimore dhe të festivaleve gjatë dekadave të fundit. Aty ruhet dhe kujtesa për Rilindjen Bullgare, për zhvillimin e arsimit, arkitekturës dhe pikturimit bullgar. Dhe jo në vend të fundit - për personalitetet e mëdhenj, të cilët ia kanë përkushtuar veten fesë dhe Atdheut.
“Trinia e Shenjtë”, një nga kishat më të mëdha të krishtera në Ballkan, duket se i mbledh të gjitha këto midis mureve të vet prej guri. Ajo u shenjtërua në vitin 1835 nga Dimitër dhe Simeon Molerovi, përfaqësues të shkollës së famshme të pikturimit të ikonave në Bansko. Qielli me yje në tavan, ku kalojnë retë dhe engjëjt, është pikturuar nga Veljan Ognev, përfaqësues i shkollës Dobërska. Sipas legjendës së qytetit, derisa ka punuar në kishë, Veljani ka parë Sofija Benina - motrën e Neofit Rillskit, shtëpia e të cilit fisnore /kthyer në një muze/ edhe më sot ndodhet në disa metra nga kisha. Kështu ka ndezur dashuria e tyre, por kjo është një histori tjetër...
Amvona e kishës “Trinia e Shenjtë” është shquar për vizatimet e stilizuara që e mbulojnë atë. Prej saj, më 5 tetor 1912, poeti ynë i madh Pejo Javorov shpalli lirinë e Banskos me fjalët: “Vëllezër, që sot tashmë jeni bullgarë të lirë!” Këto fjalë janë të shkruara mbi monumentin e poetit, të ngritur në oborrin e kishës. Mbase më emocionuese është historia e ndërtimit të vet godinës, e cila ka zgjatur 2 vjet.
Banuesit e qytetit dhe sot nderojnë kujtimin e Llazar German - një tregtar i pasur, atëherë kryetar bashkie i Banskos. Një patriot dhe besimtar i madh, ai ka dhuruar tokën kurse për ndërtimin u është drejtuar bashkëqytetarëve për para dhe punë vullnetare. Sigurisht, ai jep çdo një grosh që mundet të ndajë. Kjo ka qenë një nga veprat e tij të mëdha, e fundit në rrugën e tij tokësore.
Akoma për kompleksin kishtar “Trinia e Shenjtë”, për historitë dhe legjendat rreth tij, do të mësoni nga publikimi “Kompleksi i tempujve “Trinia e Shenjtë” në sajtin e Radio Bullgarisë.
Përpilues: Allbena Bezovska
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BGNES, arkiv
Sot, më 6 nëntor, mbushen 104 vjet nga aneksimi i Krahinave Perëndimore (rajonet kufitare juglindore të Serbisë me popullsi bullgare) në vitin 1920. Aneksimi u bë sipas Traktatit të Paqes të Neuilly të vitit 1919 , i cili i dha fund Luftës së Parë..
Kisha jonë Ortodokse nderon sot kujtimin e anargjirëve dhe mrekullibërës të shenjtë Kozma dhe Damian, të cilët jetuan në shekullin e IV-të. Të dy ishin vëllezër nga Asiria, Azia e Vogël. Babai i tyre ishte një grek pagan që vdiq herët. Nëna e tyre..
Pikërisht një vit më parë, Kisha Ortodokse Bullgare vendosi një festë të re në kalendarin tonë kishtar - kremtimin e lipsaneve të shenjta të Shën Patriarkut Evtimij Tërnovski . Sipas burimeve kishtare, patriku i fundit bullgar para rënies së..
Më 25 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e Shën Kliment Ohridski. Kryepeshkop, mësues dhe letrar, ai ishte një nga..