Zhvillimi i infrastrukturës në Bullgari u diskutua në Sofje nga Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Zhvillimit Rajonal në dorëheqje Grozdan Karaxhov dhe komisionerja evropiane për kohezionin dhe reformat Eliza Ferreira.
Zhvillimi i Bullgarisë gjatë 20 viteve të fundit ka rritur dallimet e saj me vendet e tjera evropiane, tha Karaxhov. 80% e kapacitetit prodhues është rreth autostradës Trakia, dhe Veriu është i varfër. Rrugët ekzistuese me dy korsi nuk mjaftojnë për të transportuar mallra. Ndërtimi i korridoreve të mira të transportit në drejtimin veri-jug do të përmirësojë lidhjen e Bullgarisë me vendet fqinje dhe portet kryesore në to, shtoi gjithashtu Karaxhov.
Sipas Ferreira, situata në vendin tonë është e ngjashme me atë në vendet e tjera evropiane 15-20 vite më parë. Ajo tha se në vitet e ardhshme vendi ynë do të ketë akses në 17 miliardë euro nga Fondi Evropian për Zhvillimin Rajonal. Megjithatë, investimet duhet të kenë prioritet në mënyrë që të jenë efektive.Në nivel koalicioni, kemi vendosur të plotësojmë kërkesat e paraqitura nga mjekët e rinj në lidhje me nivelet e pagave, tha në një takim të Komisionit Parlamentar të Shëndetësisë kryetari i tij Kostadin Angellov, njoftoi gazetarja e BNR-së Milla..
Kryeministri Rosen Zheljazkov i bëri një ftesë Mbretit Charles III për të vizituar përsëri Bullgarinë, njoftoi Këshilli i Ministrave. Të dy folën në pritjen mbretërore të organizuar me rastin e Samitit në kuadër të iniciativës "Procesi i Berlinit" në..
Grupi i liberalëve në Parlamentin Evropian, "Rinovo Evropën", krijoi një grup pune për të hetuar abuzimet e mundshme qeveritare ndaj sundimit të ligjit në Bullgari. Si arsye për këtë veprim përmenden "sinjale shqetësuese për përndjekje politike, abuzim..
Prokuroria ngriti akuza të reja ndaj kryetarit të Bashkisë së qytetit Varna, Bllagomir Kocev, dhe sqaroi disa nga akuzat e mëparshme, raportoi gazetarja..
Tensioni shoqëror në periudhën nga 1 korriku deri më 30 shtator të këtij viti matet me një indeks prej 6.09, i cili tregon “rreziqe të vështira për t’u..
Do të bëhet gjithçka e mundur që asnjë shtresë e popullsisë të mos dalë e dëmtuar – për këtë siguroi ministri i punës dhe politikës sociale, Borisllav..