Ka mënyra të shumta që Zoti të hyjë në zemrat tona, dhe njëra prej tyre është përmes fjalëve të veshura të zhytura në muzikë.Prandaj në Liturgjinë e Shenjtë tingëllojnë psalme, por ato shkojnë edhe përtej tempullit për të arritur tek sa më shumë prej nesh.Gjuha universale e muzikës nganjëherë del se është rruga më e shkurtër midis zemrës njerëzore, mesazheve të besimit dhe Zotit.
Kisha e Shenjtë Ortodokse kremtoi dje mrekullinë e ndodhur më 11 qershor 982 - takimin e një murgu bullgar me “ambasadorin” e providencës së Zotit. Sipas legjendës, Kryeengjëlli i Shenjtë Gavriill iu shfaq dishepullit të një kleriku në malin Athos për të lënë trashëgim lutjet për lavdërimin e Nënës së Zotit, të cilat ai i shkroi në një pllakë guri.
Në lidhje me këtë tanimë 18 vjet në Pomorie po zhvillohet festivali ndërkombëtar i muzikës ortodokse “Shën Mëria-dostojno est”.
Gjatë lindjes së Zotit Jezu Krisht, një kor engjëjsh shpalli ardhjen e tij në tokë me himnin e përjetshëm "Lavdi Perëndisë në vendet më të larta dhe paqe mbi tokë, vullnet dhe mirësi mes njerëzve"-tregon mitropoliti i Stara Zagorës Kiprian, i cili е bekoi ujin përpara kishës “Lindja e Shën Mërisë” me rastin e fillimit të festivalit. Muzika është kjo e cila është në organizmin njerëzor, zëri është ai i cili e lavdëron Zotin. Prandaj dhe muzika ortodokse ka kaq shumë nuanca - si vuajtje, kështu dhe gëzim, himne lutje. Prandaj dhe ai i cili do që ti afrohet asaj , padyshim që në këtë mënyrë i afrohet dhe Zotit”.
Edicioni i sivjetshëm i festivalit për një muzikë ortodokse mblodhi 22 grupe korale, kryesisht nga Bullgaria dhe katër të huaja - dy nga Serbia dhe nga një nga Rumania dhe Moldavia. E gëzueshmja është se, në të gjitha ato marrin pjesë kryesisht këngëtarë të rinj.
“Përpara kohe kishte kore, të cilat ishin të përbërë prej njerëzve të rritur, sepse ata kishin shkuar në kishë dhe kishin mësuar një të kënduar kishtare - vazhdon Mitropoliti Kiprian. Pas kësaj tradita u ndërpre, por tani ne mbështetemi më tepër tek njerëzit e rinj nga Seminari Teologjik dhe Akademia për ta vazhduar atë, si në këndimin kishtar lindor ashtu edhe në muzikën korale të shumëzëshme. Kështu që të rinjtë janë në themel të çdo gjëje. Mirëpo, ata duhet së pari të marrin edukim shpirtëror që më pas të vazhdojnë punën e shërbesës si priftërinj, por edhe si këngëtarë kori dhe dirigjentë, sepse muzika është një art që do të ekzistojë derisa të ekzistojë edhe bota.”
Sipas shërbyesit kishtar Kirill Popov nga kisha e kryeqytetit “Sveta Nedelja” /“Shën e Diela”/, muzika mund të jetë gjithashtu një rrugë drejt njohjes së Zotit.
“Kuptohet se, kjo po kështu është një lloje edukate, me fjalë të tjera një ushqim shpirtëror për të gjithë ne - thotë ai. Nëpërmjet këngëve kishtare ne marrim gëzim në Zot. Dhe le të jetë kështu edhe në të ardhmen, le të dimë se kjo është urata e Zotit për njerëzit - gëzimet njerëzore. Përpara ca kohe pata mundësinë të shikoj jashtë shtetit sesi pjesa më e madhe e njerëzve në rrugë janë me fytyra të freskëta e të buzëqeshura e të ndritshme dhe këndojnë thjesht prej gëzimit, pavarësisht nga sprovat. Sprovat janë për tu evituar, por jo dhe të jetojmë me to. Por, në të gjitha rastet ne duhet të kemi një shpirt dhe frymë të gëzuar dhe gëzim tek Zoti”.
Dhe çfarë mjeti më lartësues mund të gjejmë se lutjet dhe këngët hyjnore që na transportojnë nga toka në qiell:“ Në tempull, çdo lavdërim, çdo një mirënjohje, çdo ngjarje shpëtimtare është fryt i zemrës dhe i dashurisë për të afërmin,” përfundon mitropoliti Kiprian.
Përpiloi: Diana Cankova në bazë të intervistës së Ana-Maria Krësteva nga programi “Hristo Botev” i BNR-së.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: bg-patriarshia.bg, dveri.bg
Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..
Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në..