Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Olivér Várhelyi: Maqedonia e Veriut duhet të ketë sukses në rrugën e saj drejt BE-së në qershor

Maqedonia e Veriut duhet të ketë sukses në rrugën e saj drejt BE-së në qershor. Kështu u përgjigj Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Olivér Várhelyi, në Samitin e Ballkanit të Hapur, i pyetur nga televizioni maqedonas Sitel nëse Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria mund të ndahen në rrugën evropiane nëse vendi nuk merr një datë për bisedime në qershor. "Ne nuk do të lëmë asnjë gur pa lëvizur për ta përfunduar këtë," tha Várhelyi përpara se të niset nga Maqedonia e Veriut për në Bullgari.

Në Sofje, politikanët bullgarë deklaruan qartë se Bullgaria do të heqë veton për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut vetëm nëse ajo zbaton kushtet e Marrëveshjes së Fqinjësisë.

Në të njëjtën kohë, Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë që i bën thirrje Këshillit Evropian të rishikojë Traktatet e BE-së. Ndryshimet prekin edhe pjesën e vetos të vendosur nga një shtet anëtar, të cilin Sofja po e përdor për të përmbushur kërkesat e saj në lidhje me Republikën e Maqedonisë së Veriut, njoftoi korrespondentja e BNR Angelina Piskova nga Brukseli. Nëse ideja do të ketë mbështetjen e vendeve anëtare, pritet të sqarohet në samitin e BE-së më 23 dhe 24 qershor.

Erdoğan do të kandidojë për president në vitin 2023

Presidenti Recep Tayyip Erdoğan ka njoftuar se do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në qershor 2023 si kandidat i Aleancës Popullore, njoftoi Radio Televizioni Turk. Sipas analistëve turq, kandidati më i mundshëm i opozitës për t'u përballur me Erdogan është Kemal Kılıçdaroğlu, kreu i forcës më të madhe opozitare, Partia Republikane Popullore. Sipas një sondazhi të cituar nga BTA, kryebashkiaku i Stambollit, Ekrem İmamoğlu dhe ai i Ankarasë, Mansur Yavaş, gëzojnë një popullaritet më të madh nga ai i presidentit aktual, por ata ende nuk i kanë shpallur kandidaturat e veta, Në betejën për këtë post, Erdoğan do të përballet edhe me biznesmenin dhe themeluesin e Partisë Rinore, Cem Uzan, i cili u dënua me burg në Turqi, por iu dha azil politik në Francë, shkruan gazeta opozitare “Sözcü”.

Edi Rama: Ballkani i Hapur është burrë, Evropa e Bashkuar është nusja


Sipas Kryeministrit të Shqipërisë Ballkani Perëndimor synon ta sjellë Evropën në shtëpi dhe kur Brukseli të dojë anëtarë të rinj, vendet do të jenë gati. “Ballkani i Hapur është burrë, Evropa është nusja” tha ai në samitin e iniciativës “Ballkani i Hapur” në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Sipas Ramës, veçoritë e rajonit duhet të ruhen dhe lufta në Ukrainë e ka bërë Ballkanin e Hapur edhe më të nevojshëm për mbështetjen reciproke, për shkak të rrezikut që konflikti të transferohet nga Ukraina në Ballkan.

11 mijë emigrantë kanë kërkuar azil në Qipro që nga fillimi i vitit

Qiproja ka marrë më shumë se 11 000 kërkesa për azil në pesë muajt e parë të vitit dhe kërkon solidaritet evropian për zhvendosjen e menjëhershme të emigrantëve të paligjshëm nga ishulli. Azilkërkuesit në Qipro tashmë përbëjnë 5% të popullsisë së saj dhe vendi po përjeton barrën më të madhe të migracionit në BE për të pestin vit radhazi, tha në Parlament Ministri i Brendshëm Nikos Nuris. Ai vuri në dukje se 150 000 azilkërkues të tjerë priten deri në fund të vitit 2022, në pesë vendet e Mesdheut në bregdet - Qipro, Greqi, Itali, Spanjë dhe Maltë. Qiproja këmbëngul në solidaritetin "e detyrueshëm" dhe në lidhjen e marrëveshjeve të centralizuara nga Komisioni Evropian për riatdhesimin e emigrantëve të paligjshëm në vendet e tyre, raportoi korrespondentja e BNR Branisllava Bobanac nga Qiproja.

Të huajt po blejnë në mënyrë aktive pasuri të paluajtshme në ishujt grekë

Të huajt po shfaqin interes në rritje për të blerë prona të paluajtshme në ishujt grekë, pavarësisht çmimeve të larta. Britanikët, francezët dhe italianët duan të marrin banesa në ishuj ose vila me qira. Ata po kërkojnë në mënyrë aktive kantiere ndërtimi ose shtëpi të gatshme në ishujt Tinos, Andros, Siros, ndërsa ishujt Rodos, Kefalonia dhe Zakinthos janë me interes për grekët që jetojnë jashtë vendit dhe investojnë në pasuri të paluajtshme. Santorini dhe Mikonos preferohen nga klientët me mundësi të mëdha financiare. Agjencitë imobiliare raportojnë se çmimet e pronave luksoze në Mikonos variojnë nga 6 deri në 8 mijë euro për metër katror, ​​madje deri në 10 mijë euro. Gjatë pandemisë, shumë të huaj kaluan më shumë se një vit në ishuj, gjë që i stimuloi më tej ata të investonin atje, raportoi korrespondentja e BNR Katja Peeva nga Greqia.

Përpiloi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Shkupi pretendon se Bullgaria nuk ka një projekt për lidhje hekurudhore përgjatë Korridorit nr.8 Ndërtimi i linjës hekurudhore nga Kriva Pal в anka deri në Bullgari përgjatë Korridorit nr. 8 mund të humbasë financimin nga BE-ja për shkak..

botuar më 24-06-28 2.45.MD
Presidenti Rumen Radev

Klasa politike në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka frikë të njohë ekzistencën e fjalës "bullgar" atje

Kreu i shtetit Rumen Radev bëri thirrje për veprime konkrete të menjëhershme nga qeveria bullgare dhe institucionet evropiane për respektimin e parimeve evropiane për zgjerimin e Bashkimit Evropian. “Qeveria e re në shtetin tonë fqinj ka treguar..

botuar më 24-06-26 8.09.MD
Doc. Dr. Spas Tashev

Integrimi evropian nuk do të jetë ndër prioritetet kryesore të qeverisë së sapozgjedhur të Maqedonisë së Veriut

Festa e Frymës së Shenjtë në Bullgari shënohet edhe si Dita e Maqedonisë. Tradita filloi pas Kryengritjes së Ilindenit të vitit 1903, pasi fillimisht ishte Dita e Luftës për Maqedoninë dhe Edrenenë, dhe pas Luftës së Parë Botërore u bë "Dita e..

botuar më 24-06-24 4.03.MD