Orkestra Simfonike e Radios Kombëtare Bullgare me dirigjent Mark Kadin e mbyll sezonin e koncerteve më 10 qershor me një koncert në sallën “Bëllgaria”.Do të ekzekutohen vepra nga Mahler (Blumine), Schumann “Uvertura, Skerco dhe Final”) dhe Bartok, ndërsa soliste e ftuar speciale është violinistja e njohur bullgare Allbena Danaillova - koncert mjeshtrja e parë e Orkestrës së Filarmonisë së Vjenës. Ajo do të ekzekutojë Koncert për Violinë dhe Orkestër Simfonike № 2 nga Bella Bartok - një nga veprat më shumëngjyrëshe dhe komplekse për të ekzekutuar në zhanrin e koncerteve instrumentale. Le të kujtojmë se Allbena Danaillova ka një karrierë të suksesshme të një solisteje dhe muzikante të dhomës.
Ajo ka qenë violiniste e parë në Orkestrën Shtetërore të Bavarisë, ku më vonë u bë koncert mjeshtre. Një sezon ajo luajti edhe në Orkestrën e Filarmonisë së Londrës. Ajo është drejtuese e Ansamblit të Vjenës /Ensemble Wien/. Rregullisht zhvillon koncerte në Bullgari, Gjermani, Izrael dhe Shtetet e Bashkuara. Ka incizime për radion gjermane Kultur, për Radion e Gjermanisë Veriore dhe Radion Kombëtare Bullgare.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: bc-bg.com, архив, Facebook/ Podkasti “Filmoteko”
Hite roku me tekste dhe mesazhe serioze me të cilat është rritur më shumë se një brez – kjo është ajo që gjejmë në albumin e ri të grupit "Faktor", të titulluar "Kundër Kohës". Dhe koha duket se po punon në favorin e tyre, dhe për më shumë se..
Konkursi i 8-të Ndërkombëtar i Violinës "Vasko Abaxhiev" do të mbahet në Sofje nga 20 deri më 23 nëntor me një interes rekord. Organizatorët nga Klubi i UNESCO-s "Leonardo da Vinci" - Sofje janë të kënaqur me 32 aplikimet e marra nga 14 vende,..