Programet e Radio Bullgarisë janë veçanërisht të rëndësishme si për komunitetet bullgare në mbarë botën, ashtu edhe për gjeneratën e dytë dhe të tretë të bullgarëve jashtë shtetit, të cilët tashmë nuk flasin bullgarisht, por kërkojnë lidhje me rrënjët e tyre, doemos edhe për të gjithë të huajit të cilët shfaqin interes për vendin tonë. Në këtë është e bindur Maja Daskallova, kolege jonë shumëvjeçare fillimisht në Redaksinë Portugeze dhe më vonë në “Transmetime për radiostacione të huaja”. Në radio ajo nisi nga puna në vitin 1975 dhe 35 vjet nga jeta ia kushtoi kauzës “Radio Bullgaria”. Mbaroi Filologjinë Spanjolle dhe një kurs të specializuar të gjuhës portugeze. “Si rezultat i “Revolucionit të Karafilave” në Portugali, u mor vendim të krijohet Redaksia Portugeze”, kujton Maja. Ajo u shfaq në mënyrë të shkëlqyeshme në një konkurs bashkë me kolegun e saj të ardhshëm Emill Avramov. “Shefe e Redaksisë Portugeze ishte Shella Avramova, Dimitër Ushev ishte zëvendës kryeredaktor”, tregon Maja.
“Por duke qenë se ishim shumë pak, ndërsa atëherë kishte shumë studentë nga Brazili dhe Portugalia, ne përfituam nga ndihma e tyre. Unë isha në një ekip me një brazilian, Sillvio Alenkastro Pregnollato, i cili studionte matematikë në Universitetin e Sofjes. Puna jonë ishte e fokusuar në Amerikën e Jugut, veçanërisht në Brazil, por na dëgjonin shumë edhe në vendet spanjisht-folëse. Kishte një ekip tjetër - për Portugalinë dhe ish-kolonitë portugeze.”
Për secilin që punon në radio një vlerë të veçantë ka reagimi i auditorit, pasi ai është një masë e kuptimit të punës së bërë.
“Në të vërtetë, në fillim ishte një mundim për të depërtuar, për të na kërkuar, për të na dëgjuar. Por shumë shpejt, sidomos nga Amerika e Jugut, filluan të mbërrinin letra, kryesisht nga radio amatorët e asaj kohe, të cilët arritën të kapnin transmetimet tona në eter. Ne patëm korrespondenca shumë të mira me brazilianë dhe dëgjues nga vende të tjera të Amerikës Latine”, kujton Maja.
Në vitin 1994 për arsye financiare Redaksitë Portugeze dhe Arabe ndërprenë së funksionuari. Sidoqoftë Drejtorit të atëhershëm të Radio Bullgarisë, Angell Nedjallkov i erdhi ideja që incizime të programeve të gjuhës bullgare dhe të gjuhëve të tjera t’u ofrohen radiostacioneve jashtë shtetit, ndërsa lidhja me to të realizohet nëpërmjet ambasadave bullgare. Maja Daskallova filloi së punuari në redaksinë e porsakrijuar “Transmetime për Radiostacione të Huaja”, detyra e së cilës ishte përgatitja e incizimeve dhe komunikimi me radiostacionet e huaja. Nëpërmjet ambasadave fillimisht 17 radiostacione nga Amerika Latine konfirmouan se dëshirojnë të marrin programe të Radio Bullgarisë.
“Ato ishin falas. Radiostacionet transmetuan programin e gatshëm duke shpallur “Jeni duke dëgjuar një program të Radio Bullgarisë”. Programet përmbanin tema dhe rubrika të llojllojshme, të cilat ne ofruam. Përfitimi për ne ishte se ata na siguruan eter, që kushtonte para. Kështu arritëm të depërtonim shumë në Amerikën Latine. Nga viti 1995 deri në pensionimin tim - gati 20 vjet, ne zhvilluam kontakte në atë masë sa mbuluam edhe shkollat bullgare të së dielës në vende të ndryshme.”
Një interes të veçantë ndaj programeve të Radio Bullgarisë në gjuhën bullgare shfaqën në Moldavi dhe në Ukrainë, ndërsa ndaj programeve të gjuhëve të huaja në Amerikën Latine, Spanjë, Portugali, SHBA-në. Më se 90 radiostacione private dhe shtetërore i transmetonin programet tona. Fillimisht incizimet dërgoheshin në kaseta dhe më pas në disqe.
“Të gjithë ishin shumë të përkushtuar. Kolege jonë Stella Mellamed ishte e përfshirë në programet e gjuhës bullgare për shkollat bullgare. Kishte një interes të madh për këto programe, në të cilat folëm për klasikët bullgarë, veprat e tyre. Të incizuara, ato tingëlluan në bullgarisht të pastër për komunitetet tona në Ukrainë dhe Moldavi. Madje zhvilluam për bullgarët në Besarabi që aplikojnë në universitetet tona, të gjithë përmbledhjen me temat… Një fakt interesant. Në lidhje me përkthimin tim të një libri të Zhorzhe Kosikov nga portugalishtja, për emigracionin besarab në Brazil, më ftuan në një konferencë shkencore në Kishinau. Bëmë edhe një turne në Bollgrad. Aty vizituam Qendrën Kulturore Bullgare dhe kur takova drejtoreshën, i thashë: “Unë jam Maja Daskallova”. “Por a jeni ju?!” u habit ajo, duke hapur një dollap të madh plot me kaseta të programeve tona. Kjo më emocionoi shumë”.
Kështu, Radio Bullgaria përmes aktiviteteve të saj krijon mijëra fije të padukshme por të forta mes Bullgarisë dhe botës.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: arkiv personal
Në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Në “Këngën e ditës” do t’ju informojmë për një mjuzikali të ri bullgar “Lala e Krishtlindjeve”. Ju urojmë minuta të këndshme! 01.31 – Lajmet 12.56 – Kënga e Ditës
Në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Në “Këngën e ditës” do të transferohemi në magjinë e Krishtlindjeve me ndihmën e Grupit Vokal "Radiodeca", me dy interpretime të tyre. Ju urojmë minuta të këndshme! 01.26..
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni “Zëri i qetë” nga grupi Virxhinija Sëbeva-Gini. Ju urojmë minuta të këndshme! 01:44 - Lajme 13:40 - Kënga e ditës
Në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Në “Këngën e ditës” ju ofrojmë një këngë tjetër kushtuar Krishtlindjeve. Ju urojmë minuta të..