Forcimi i përhershëm i stabilitetit dhe zgjerimi i lidhjeve të transportit në rajonin e Detit të Zi dhe Kaukazit është me rëndësi kyçe për stimulimin e investimeve dhe partneritetit midis Bullgarisë dhe Armenisë. Ky është qëndrimi i përbashkët i Presidentit Rumen Radev dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Armenisë, Ararat Mirzojan, i cili ndodhet në Bullgari. Të dy diskutuan gjithashtu mundësitë e reja për të promovuar partneritetin midis dy vendeve tona në fushën e ekonomisë, turizmit dhe arsimit, si dhe përfitimet e një fluturimi të mundshëm të drejtpërdrejtë midis Sofjes dhe Jerevanit.
Ministri Mizorjan u takua edhe me Ministren tonë të Jashtme Teodora Gençovska. Të dy diskutuan për të gjithë spektrin e marrëdhënieve dypalëshe, si dhe për mundësitë për tërheqjen e studentëve armenë në Bullgari.
Gjatë vizitës së Ministrit të Jashtëm armen u nënshkrua Programi për bashkëpunim ndërmjet Ministrisë së Kulturës së Republikës së Bullgarisë dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Kulturës dhe Sporteve të Republikës së Armenisë në fushën e kulturës për periudhën 2022-2025.
Anija e re e Forcave Detare Bul lgare, fregata “Hrabri”, u hodh në ujë në liqenin e Varnës, nga moli i kantierit detar “MTG – Delfin”. Ndërtimi i anijes modulare shumëfunksionale filloi në vitin 2022. Ajo është e para nga dy anijet që po ndërtohen në..
Ne i bëjmë thirrje Rusisë të ndalojë veprimet e papranueshme të ndërhyrjes në sinjalet satelitore të vendeve evropiane”, kërkojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme në një postim në platformën “X”.Përpara mbledhjes së ardhshme të Këshillit për..
Të martën , temperaturat minimale do të lëvzin nga 8 deri në 13°, ndërsa në Sofje do të jenë rreth 9°. Gjatë ditës reshjet do të përfshijnë gjithë vendin, dhe më të dendura do të jenë në rajonet verilindore dhe në Bullgarinë Qendrore. Pas mesditës,..
Startoi fushata mes të rinjve "Jeta vlen më shumë se pëlqimet". Fushata u nis nga një nga kompanitë e transmetimit të energjisë elektrike në vend. Ideja..
Paga mesatare mujore bruto për korrikun e vitit 2025 ishte 2 570 leva (1 314.02 euro), për gushtin – 2 497 leva (1 276.70 euro), dhe për shtatorin – 2..