Ministrat e shëndetësisë të Bullgarisë, Kroacisë, Estonisë, Hungarisë, Lituanisë, Letonisë, Polonisë, Rumanisë, Sllovenisë dhe Sllovakisë i paraqitën një letër të përbashkët KE-së duke kërkuar një reduktim të furnizimeve të ardhshme të vaksinave. Kjo ka ndodhur sot, më 14 qershor, në kuadër të takimit të rregullt të Këshillit të Bashkimit Evropian për Punësim, Politikë Sociale, Shëndetësi dhe Çështje të Konsumatorit, në të cilin është diskutuar Rregullorja për Hapësirën Evropiane të të Dhënave Shëndetësore.
Në letrën e ministrave të shëndetësisë shtrohet edhe çështja e rinegocimit të kushteve të marrëveshjeve të nënshkruara nga KE, në mënyrë që të sigurohet shpenzimi efikas i burimeve publike dhe të ketë klauzola për mbrojtjen e interesit publik.
Lidhur me këtë, Ministrja bullgare Asena Serbezova shprehu shqetësimin se teprica e vaksinave të furnizuara kundër Covid-19, e cila tejkalon seriozisht nevojat e popullatës, do të nxirret jashtë përdorimit.Ministrja Serbezova kujtoi se Bullgaria i ka dërguar letra Komisionit Evropian me propozime konkrete për ndryshime në tekstet e marrëveshjeve.Lidhur me digjitalizimin e shëndetësisë, Asena Serbezova insistoi që të ruhet mundësia e ndarjes së të dhënave të pacientëve si e drejtë dhe jo si detyrim.
Gjatë një operacioni policor në qendër të Sofjes për të luftuar migracionin e paligjshëm dhe për të parandaluar kryerjen e krimeve nga dhe kundër shtetasve të huaj, u arrestuan 13 persona. Operacioni është kryer në datat 16 dhe 17 prill, njofton..
Të Premten e Madhe - dita më e trishtuar për të krishterët, Shërbimi Hyjnor kujton vuajtjen, kryqëzimin dhe vdekjen e Jezu Krishtit për fajin dhe mëkatet e njerëzimit. Shërbesa në Katedralen e Mitropolisë “Shën e Diela” në Sofje u drejtua nga..
Bullgaria ka kërkuar të tërheqë kërkesën e saj në Komisionin Evropian për pagesën e këstit të dytë sipas Planit Kombëtar të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë, njoftoi Komisioni për BNR. Kërkesa u bë dje pas koordinimit me Komisionin, njoftoi..
Në shërbimet për Pashkën e tij të fundit, Papa Françesku u shfaq para besimtarëve me një omofor, të marrë si dhuratë gjatë vizitës së tij në Bullgari në..
Moti me diell do të mbizotërojë ditën e martë . Mbi Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore do të formohen re shiu dhe do të bien shira në disa rajone...
Kryetarja e Kuvendit Popullor Natalija Kisellova sot do t'i shpërblejë fituesit e Festivalit të 32-të të Pashkëve të Fëmijëve në qytetin serb të..