Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parlamenti shqyrtoi politikën ndaj Maqedonisë Veriore

| rinovuar më 22-06-15 1.17.MD
Minstrja Gençovska
Foto: BGNES

Gjatë një seance dëgjimore parlamentare, Ministrja e Jashtme Teodora Gençovska tha se Kryeministri Kirill Petkov ka propozuar një rishikim të plotë të qëndrimit kornizë të Bullgarisë për Maqedoninë e Veriut. "Kjo të jepte përshtypjen se Bullgaria mund të pajtohej në një masë më të vogël, se ishte gati për kompromise."  Por Ministria e Jashtme e ka hedhur poshtë këtë. Negociatat me Shkupin po përparojnë, por ka probleme që mbeten të hapura, tha Gençovska.

Kryeministri ka marrë angazhimin që deri në fund të Presidencës Franceze të heqë veton për bisedimet e Shkupit me BE-në. Kjo ka ndodhur në një takim me Komisionerin e BE-së Olivér Várhelyi, gjë për të cilën është përgatitur një memorandum, tha gjithashtu Ministrja.

Seanca kaloi me mosmarrëveshje të ashpra procedurale nëse të mbyllet për të lexuar dokumente konfidenciale. Opozita akuzoi mazhorancën për fshehje të marrëveshjeve të bëra nga Kryeministri. Kreu i DPS-së Mustafa Karadajë u largua nga salla duke e akuzuar partinë në pushtet për prova për dështimin e seancës.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rritja e çmimit shtesë të produkteve të qumështit në Bullgari kalon 100%

Konsumatorët bullgarë detyrohen të paguajnë çmime të pajustifikueshme të larta për mallrat bazë dhe në të njëjtën kohë dëmtohen prodhuesit dhe përpunuesit e ushqimit. Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari dhe Shoqata Kombëtare e Përpunuesve të..

botuar më 25-02-13 10.33.PD

Rinovimi i aeroportit “Graf Ignatievo” do të kushtojë mbi 110 milionë euro

Pak më shumë se 110 milionë euro do të kushtojë riparimi urgjent i aeroportit “Graf Ignatievo”. Kontratat për riparimet janë me katër kompani, të cilat Ministria e Mbrojtjes i shpalli publikisht.  Sipas ministrit të mbrojtjes Atanas Zaprjanov, vonesa në..

botuar më 25-02-13 10.14.PD

Parashikimi i motit për 13 shkurtin

Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në zonat lindore - deri në minus 8°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Gjatë ditës do të mbajë vranësira edhe në Bullgarinë Lindore dhe në pjesën më të madhe të vendit. Deri në..

botuar më 25-02-12 7.35.MD