Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Prania e përparme e NATO-s në Bullgari nuk ka alternativë

Foto: BGNES

Pas agresionit rus në Ukrainë, forcat e NATO-s duhet të vendosen në territorin bullgar si masë paraprake. Prania e përparme e Aleancës nuk ka alternativë, sipas një raporti mbi gjendjen e mbrojtjes dhe forcat e armatosura të paraqitur në parlament. Mungesa e stafit mbetet e lartë. Pjesa më e madhe e armatimeve dhe pajisjeve ushtarake janë moralisht dhe fizikisht të vjetruara, gjë që ka një ndikim negativ në zbatimin e misioneve dhe ndërveprueshmërinë. Mungesa e avionëve të shërbimit redukton orët e fluturimit të pilotëve në 7.5 për qind të minimumit dhe nivelin e ulët të sigurisë për fluturimet. Prapambetja teknologjike e ushtrisë, e cila pengon efikasitetin e saj operativ, është shqetësuese, thuhet në një raport të Ministrisë së Mbrojtjes.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rifillon ndërtimi i lidhjes hekurudhore midis Sofjes dhe Shkupit

Zëvendëskryeministrat dhe ministrat e transportit, Grozdan Karaxhov dhe Aleksandër Nikolloski, nënshkruan në Gjueshevo një Marrëveshje për fillimin e ndërtimit të tunelit hekurudhor midis Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut. Objekti është..

botuar më 25-11-06 2.53.MD

Një anije misterioze ruse lundroi deri në bregdetin bullgar

Anija fantazmë “VIVA 962” ndryshoi të paktën 10 emra dhe shumë pronarë përpara se të shfaqej çuditërisht pranë Kepit Emine më 1 nëntor. Ekuipazhi përbëhet nga një kapiten dhe një mekanik me pasaporta ukrainase nga Harkivi, raporton portali "24 Çasa"...

botuar më 25-11-06 9.48.PD
Foto: Ministria e Transportit dhe Komunikacioneve

Bullgaria këmbëngul në ndërtimin e urave mbi Danub pranë Silistrës dhe Nikopolit

Më shumë ura mbi Danub nuk janë vetëm një çështje dypalëshe midis Bullgarisë dhe Rumanisë - ato janë një përparësi strategjike për prosperitetin e të gjithë BE-së dhe për sigurinë tonë kolektive brenda NATO-s. Kjo u theksua nga..

botuar më 25-11-06 9.27.PD