Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria po shkrihet për shkak të të ardhurave të ulëta dhe legjislacionit joefektiv

Dimitër Ganev: Kriza demografike është shkaku kryesor për pesimizmin që po përhapet në vendin tonë për zhvillimin e vendit

Foto: BGNES

Bullgaria është pakësuar me rreth një milionë e gjysmë veta gjatë 10 vjetëve të fundit, tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave ngaregjistrimi i fundit në vendin tonë në fund të vitit 2021.Nëse trendet për vdekshmërinë, natalitetin dhe emigracionin vazhdojnë, atëherë pritshmëritë janë që në vitin 2030, popullsia jonë të jetë pak më shumë se 6 milionë e gjysmë njerëz, paralajmërojnë ekspertët.

“Bullgaria po shkrihet” - tha për Radio Bullgarinë sociologu Dimitër Ganev nga agjencia “Trend”. Një studim sociologjik i zhvilluar kohët e fundit nga agjencia tregon se, për afro 91% prej bullgarëve të ardhurat e ulëta janë një problem jashtëzakonisht serioz. “Kjo mbase është mes shkaqeve bazë për emigracionin dhe “ikjen e truve” nga Bullgaria”-pohon Dimitër Ganev dhe shton:

“Tradicionalisht në të gjitha studimet e viteve të kaluara, problemi numër një në vend kanë qenë gjithmonë të ardhurat.Shëndetësia renditet e dyta, por e treta, e katërta dhe e pesta janë tema që lidhen në një farë forme me krizën demografike. Dhe kjo që më bën përshtypje është se, një pjesë e madhe nga bullgarët e anketuar përkrahin masa eventuale, të lidhura me lehtësimin e taksave të të rinjve, sa për ndihmat për fëmijët, mbështetja është mbi 80%.

Sipas Dimitër Ganevit, prioriteti i çdo një qeverie bullgare janë votuesit apo "ata që kanë lindur, që jetojnë këtu dhe janë një grup shoqëror mjaft i madh për t'i mbështetur në zgjedhjet e ardhshme". Mjerisht politikat shtetërore, të drejtuara konkretisht në ndihmë të familjeve me fëmijë, mbeten në plan të pasmë. Disa nga masat për të luftuar krizën demografike nuk lidhen domosdoshmërisht me ndarjen e fondeve nga buxheti, por me ndryshimet në legjislacion:

“Një nga iniciativat kyçe  është tërheqja e njerëzve nga jashtë ose të së ashtuquajturës diasporë bullgare jo vetëm nga Evropa Perëndimore, por dhe nga Maqedonia Veriore, Moldavia, Ukraina, me fjalë të tjera aty, ku ka bullgarë etnik. Dhe nuk bëhet fjalë vetëm për para, por për një politikë kompetente shtetërore, e cila do të shtyjë ndryshimet ligjore që do të lehtësojnë këta bullgarë, por edhe të huajt që të punojnë në vendin tonë. Por zhgënjimi në këtë rast është se nuk shikoj që të bëhet diçka në këtë drejtim. A e dini sesa e rëndë është procedura për një bullgarë besarab, për shembull nga Moldavia ose Ukraina, të vijë të punojë këtu. Ai duhet të kalojë përmes një odise administrative. Kujt i është e nevojshme? Ndërkohë Bullgaria dhe biznesi bullgar vuajnë nga një mangësi kronike e krahut të punës” - thotë Dimitër Ganev.

Në Bullgari ekziston një pesimizëm i thellë për të ardhmen e vendit dhe shumë nga argumentet lidhen me krizën demografike, thotë Ganev.

Në këtë kuptim mendoj se, kriza demografike është një pjesë e arsyeve të këtij pesimizmi të thellë në vend.Sepse, nëse shihni gjithnjë e më shumë të rinj që lindin, hyjnë në tregun e punës dhe krijojnë gjëra të reja, atëherë ndoshta ky pesimizëm nuk do të ishte aq i fortë. Nga ana e vet pesimizmi po kështu ndikon mbi proceset demografike tek ne. Kjo do të thotë se jemi në një spirale, gjë që me siguri nuk është një lajm i mirë” - bën konkluzionin e tij Dimitër Ganev.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për herë të parë që nga viti 1985, në vendin tonë ka një rënie pothuajse zero të popullsisë

Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..

botuar më 24-11-12 7.05.PD

Grafitet në Bllagoevgrad kujtojnë historinë tonë 20-vjeçare në NATO

Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..

botuar më 24-11-10 5.45.PD

Java e Librit Ortodoks mbahet në qytetin Varna

Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..

botuar më 24-11-09 6.30.PD