Ellvira Krasnobaeva fitoi titullin evropian në finalen e rrathëve për vajza në Kampionatin Evropian të Gjimnastikës Ritmike në Tel Aviv.
Sportistja jonë e talentuar luajti shkëlqyeshëm kombinimin e saj dhe me një rezultat prej 31.900 pikësh u ngjit në majën evropiane. Medaljen e argjendtë me 31.400 pikë e mori Liliana Lewińska nga Polonia. Medalja e bronztë i takoi përfaqësueses së mikpritësve Aliona Tal Franco me 31.350 pikë.
Sportistja e klubit të Varnës “Gracia” fitoi medaljen e argjendtë në finale me top dhe medaljen e bronztë në garën ekipore së bashku me Dara Stojanovën.
Dara Stojanova mbeti në vendin e katërt në finale, me kombinimin me shkopinj, pasi më pak se dy të dhjetat e ndanë nga podiumi i fitueseve.
Tenisti ynë më i mirë, Grigor Dimitrov, dhe ish-numri 1 i botës për meshkuj, Novak Gjokoviq, do të përballen në një ndeshje bamirësie. Biletat për ndeshjen, e cila nis në orën 20:00 në sallën Arena Sofia në kryeqytet, janë shitur brenda pak..
Në Olimpiadën e Shahut në Budapest (Hungari) shahistet kombëtare bullgare dhe kampione të Evropës për vitin 2023 fituan ndeshjet e tyre në raundin e parë kundër Zimbabvesë. Të katër përfaqësueset bullgare - Nurgyull Salimova, Viktoria Radeva,..
Grigor Dimitrov do të mbajë një mësim të hapur tenisi për fëmijë nga shkolla të ndryshme në Sofje, disa orë para ndeshjes bamirëse me Novak Xhokoviçin në "Arena Sofja" më 17 shtator. Këtë e konfirmuan nga selia e tenistit më të mirë bullgar...