Parlamenti bullgar thirri një seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar mbi votën e mosbesimit ndaj qeverisë së Kirill Petkovit të kërkuar nga GERB-SDS. Motivi i forcës së dytë më të madhe politike në opozitë është dështimi në politikën financiare dhe ekonomike të kabinetit.
Mbështetje për mocionin e mosbesimit deri më tani kanë shprehur edhe partitë e tjera opozitare – partia e turqve etnikë dhe myslimanëve të tjerë në Bullgari Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) dhe partia nacionaliste “Vëzrazhdane”, si dhe partia e shoumenit Sllavi Trifonov “Ka një popull të tillë” (ITN), e cila u shkëput nga koalicioni në pushtet.
Pritet që votimi të mbahet më 22 qershor, por jo më herët se 24 orë pas përfundimit të diskutimeve sot. Në rast se votimi është i suksesshëm , duhet të bëhet një përpjekje e re për të formuar një qeveri, brenda Legjislaturës së tanishme të Kuvendit Popullor, me mandat të forcës më të madhe parlamentare – “Po e vazhdojmë ndryshimin”.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..