Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tre veta me Covid-19 vdiqën në 24 orët e fundit

Foto: архив

310 janë rastet e reja me Covid në vend në 24 orët e fundit, ose 71 më pak se një ditë më parë. Mbi 57.7% prej të sapoinfektuarve nuk janë vaksinuar. 8,13% e 3811 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg.

Numri i rasteve aktive u ul me 174 në 61604. 40 pacientë të infektuar u shtruan në spitale. 33 prej tyre, ose 82.5%, nuk janë vaksinuar. Pranimet në spitale u rritën me 3 në 273. 32 persona të infektuar ndodhen në repartet e terapisë intensive. 1916 të infektuar u vendosën në karantinë.

Tre vdekje me Covid të konfirmuar janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit. Dy nga të vdekurit nuk ishin imunizuar. Janë shëruar 481 persona, të martën janë bërë 402 vaksina.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Të pastrehët në Sofje dhe profili i tyre në fokus të një studimi evropian

Të pastrehët në Sofje janë më pak të dukshëm se në qytetet e mëdha evropiane. Këtë e tregojnë të dhënat e publikuara të një studimi ndërkombëtar që përfshiu 35 qytete evropiane, në kuadër të projektit ndërkombëtar “Numërimi Evropian i të Pastrehëve”,..

botuar më 25-11-23 6.55.PD

Gjatë 10 viteve të fundit numri i studentëve të huaj në vend u rrit mbi dy herë

Gjatë 10 viteve të fundit numri i studentëve të huaj në vend u rrit mbi dy herë. Në vitin 2013 ata përbënin rreth 4 për qind, ndërsa në vitin 2025 arrijnë në 9 për qind të studentëve aktivë. Këtë e tregon Renditja vjetore e universiteteve në vend...

botuar më 25-11-23 5.25.PD

Jetëgjatësia mesatare në vendin tonë arrin 75.6 vjet, në BE është 81.4

Jetëgjatësia mesatare në vendin tonë po fillon të rritet përsëri dhe arrin 75.6 vjet, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë. Trendi pozitiv lidhet kryesisht me ndikimin në rënie të pandemisë Covid-19. Për krahasim, jetëgjatësia mesatare në Bashkimin..

botuar më 25-11-22 1.10.MD