Më 22 qershor në orën 6:05 të mëngjesit, njësia e pestë e centralit atomik “Kozlloduj” u mbyll nga sistemi energjetik i vendit për shkak të një mosfunksionimi në sistemin e ngacmimit të gjeneratorit dhe aktivizimit të mbrojtjes elektrike në pjesën konvencionale, jo bërthamore, bëri të ditur qendra e shtypit e centralit.
Reaktori u mbyll kur u aktivizua mbrojtja emergjente. Të gjitha sistemet e njësisë aktivizohen në përputhje me algoritmet e projektimit. Agjencia Rregullatore Bërthamore është njoftuar menjëherë për rastin. Nuk ka asnjë ndryshim të situatës radioaktive në zonë. Njësia 5 u përfshi në sistemin energjetik të vendit në fund të majit pas riparimeve të planifikuara dhe furnizimit me karburant.Mëngjesin e së enjtes do të jetë kryesisht me diell, pastaj do të përhapen re të shiut. Vende-vende kryesisht në Bullgarinë Perëndimore dhe rreth rajonit qendror të malit Stara Pllanina do të ketë reshje afatshkurtra. Në Bullgarinë Veriperëndimore..
"Sot, KE dhe BQE deklaruan kategorikisht se Bullgaria i plotëson kriteret për anëtarësim në eurozonë. Kjo është një arsye për krenari për shoqërinë bullgare, e cila në fund të viteve 90-të nisi rrugën për të qenë pjesë e bashkimit të vendeve të..
Në lidhje me përfundimet pozitive të raportit të konvergjencës mbi gatishmërinë e Bullgarisë për të miratuar euron nga 1 janari 2026, përshëndetjen e shkurtër për vendin tonë e drejtoi Roberta Mecolla, presidente e Parlamentit Evropian. "E përshëndes..
Kryetarja e Kuvendit Popullor, Natalija Kisellova, është për një vizitë pune në Shqipëri për të marrë pjesë në Asamblenë Parlamentare të Procesit të..
Sofja, Bllagoevgradi dhe Plovdivi kanë dendësinë më të lartë të popullsisë për kilometër katror në vendin tonë, njofton BGNES. Pesëdhjetë e tetë..
Vizita e punës e Ministrit të Brendshëm Daniell Mitov në SHBA përfundoi me takime në Departamentin e Sigurisë Kombëtare dhe në Byronë e Sigurisë..