Kabineti refuzon propozimin e liderit të GERB-it, Bojko Borisov, që Këshilli i Ministrave fillimisht të miratojë formulën e Presidencës franceze për të ndihmuar Maqedoninë e Veriut në fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE, dhe më pas këtë vendimin të mbështetet në Kuvendin Popullor me votat e GERB-SDS. Kjo u bë e qartë nga një koment i zëdhënëses së qeverisë Lena Borisllavova për gazetën “Dnevnik”. Ajo thekson se Kryeministri Kirill Petkov nuk do të tërhiqet nga procedura e shpallur jo një herë, e pikërisht vendimi për Maqedoninë e Veriut të votohet fillimisht në komisionin e jashtëm parlamentar, më pas në sallën plenare dhe në fund në Këshillin e Ministrave.
“Është e rëndësishme që Bojko Borisov të urdhërojë 59 deputetët e tij që të punojnë për përditësimin e buxhetit dhe ligjet mbi Planin e Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë”, shtoi Lena Borisllavova.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..