Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shkalla e prevalencës së Covid po rritet

Foto: arkiv

336 janë rastet e reja me Covid në vend në 24 orët e fundit ose 26 më shumë se një ditë më parë. Mbi 57 për qind e të infektuarve rishtazi nuk janë të vaksinuar. 8.7 për qind e 3843 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg.

Numri i pacientëve të regjistruar aktiv u rrit me 143 në 61 747. Në spitale u shtruan 36 pacientë të infektuar. 26 prej tyre ose 72.22 për qind nuk ​​kanë vaksina kundër koronavirusit. Pranimet në spitale u rritën me 11 në 284. Në terapi intensive janë 19 persona të infektuar.

Në 24 orët e fundit u regjistruan 5 vdekje me Covid të konfirmuar. Të gjithë të vdekurit nuk kishin vaksina kundër koronavirusit. U shëruan 188 persona.

Të mërkurën u bënë 360 vaksina. 2 061 189 persona janë me imunizimin e përfunduar. 762 825 nga të imunizuarit kanë një dozë përforcuese.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 28 tetorin 2025

Të martën , temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 8°, në Sofje – rreth 4°. Para mesditës , vranësirat do të jenë të dendura dhe në disa zona nga veriperëndimi drejt juglindjes do të ketë reshje shiu. Reshje më të shumta dhe më të..

botuar më 25-10-27 7.35.MD

Prokuroria ngriti akuza të reja ndaj kryetarit të Bashkisë së qytetit Varna, Bllagomir Kocev

Prokuroria ngriti akuza të reja ndaj kryetarit të Bashkisë së qytetit Varna, Bllagomir Kocev, dhe sqaroi disa nga akuzat e mëparshme, raportoi gazetarja e BNR-së, Sillvia Velikova. Pritet që të premten t’i dorëzohen materialet e çështjes, gjë që tregon..

botuar më 25-10-27 2.33.MD
Borisllav Gucanov

Ministri i Punës dhe Politikës Sociale premtoi se nuk do të ketë të dëmtuar nga buxheti i parë në euro

Do të bëhet gjithçka e mundur që asnjë shtresë e popullsisë të mos dalë e dëmtuar – për këtë siguroi ministri i punës dhe politikës sociale, Borisllav Gucanov, në lidhje me përgatitjen e projektbuxhetit për vitin 2026. “Nuk e di kush thotë se “rregulli..

botuar më 25-10-27 1.41.MD