Për 40 vjetët e fundit popullata e shkabës egjiptiane është pakësuar me 83% në Bullgari. Pritet që gjatë viteve të ardhshme ajo të zhduket krejtësisht si specie nëse nuk bëhen përpjekje serioze për rivendosjen e popullatës. Arsyet e shkatërrimit të shpejtë të kësaj specie emblematike për vendin tonë janë përdorimi i helmeve dhe karremave helmues. Kërcënime të tjera janë përplasjet me rrjetin elektrik, gjuetia pa leje dhe vendet me rrezik për shkak të aktivitetit njerëzor përgjatë gjithë rrugës së migrimit të shkabës nga Bullgaria në Afrikë.
Për më shumë se 20 vjet, Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve ka bërë përpjekje të mëdha për të parandaluar zhdukjen e shkabave egjiptiane në vendin tonë.Rreth 20 mijë leva nevojiten për rritjen e shpendëve të sapolindur në kushte të mbrojtura për dy vitet e ardhshme. Megjithatë, shuma është e papërballueshme për anëtarët e shoqatës, kështu që ata mbështeten te donatorët. Fondet nevojiten për kostot e transportit në kopshtet zoologjike në Evropë dhe në Bullgari, ushqim dhe kujdes mjekësor për zogjtë e rinj ndërsa ato të përshtaten.
Deri tani, nga 23 ekzemplarët e rinj të nxjerrë dhe të lëshuar, 6 janë kthyer me sukses në Bullgari. Një informacion se si të ndihmoni është në dispozicion në sajtin e Shoqatës Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve.
Përpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Festa e familjes së krishterë çdo vit është arsye për takim të bashkatdhetarëve tanë në Hamburg. Viti 2025 nuk bën përjashtim dhe ftesa prej kohësh qarkullon në rrjetet sociale, sepse bashkatdhetarët tanë do të festojnë solemnisht 20 vjet nga krijimi i..
Kamerat e sigurisë filmuan një ari në një lagje banimi të qytetit Karllovo para disa ditësh. Grabitqari zbriti deri te shtëpitë në pjesën veriore të qytetit dhe u shëtit pa u shqetësuar nëpër rrugë , derisa u tremb nga një makinë që kalonte. Pas..
Më 21 dhe 22 nëntor 2025, në sallën "Xhon Atanasov" të Parkut Teknologjik të Sofjes do të mbahet edicioni i 11-të i "Tregut të Profesioneve". Forumi synon të mbështesë orientimin e hershëm në karrierë të të rinjve në vendin tonë...