Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Po mbledhin donacione për të shpëtuar shkabën egjiptiane në Bullgari

Foto: bspb.org

Për 40 vjetët e fundit popullata e shkabës egjiptiane është pakësuar me 83% në Bullgari. Pritet që gjatë viteve të ardhshme ajo të zhduket krejtësisht si specie nëse nuk bëhen përpjekje serioze për rivendosjen e popullatës. Arsyet e shkatërrimit të shpejtë të kësaj specie emblematike për vendin tonë janë përdorimi i helmeve dhe karremave helmues. Kërcënime të tjera janë përplasjet me rrjetin elektrik, gjuetia pa leje dhe vendet me rrezik për shkak të aktivitetit njerëzor përgjatë gjithë rrugës së migrimit të shkabës nga Bullgaria në Afrikë.

Për më shumë se 20 vjet, Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve  ka bërë përpjekje të mëdha për të parandaluar zhdukjen e shkabave egjiptiane në vendin tonë.Rreth 20 mijë leva nevojiten për rritjen e shpendëve të sapolindur në kushte të mbrojtura për dy vitet e ardhshme. Megjithatë, shuma është e papërballueshme për anëtarët e shoqatës, kështu që ata mbështeten te donatorët. Fondet nevojiten për kostot e transportit në kopshtet zoologjike në Evropë dhe në Bullgari, ushqim dhe kujdes mjekësor për zogjtë e rinj ndërsa ato të përshtaten.

Deri  tani, nga 23 ekzemplarët e rinj të nxjerrë dhe të lëshuar, 6 janë kthyer me sukses në Bullgari. Një informacion se si të ndihmoni është në dispozicion në sajtin e Shoqatës Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve.

Përpiloi: Gergana Mançeva

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Magdalena Stojanova

Vizatimi i një vajze bullgare u vlerësua në një konkurs botëror për shëndet dhe art

Shtatëvjeçarja Magdalena Stojanova nga Shkolla e Artit “Kolorit” në Pleven fitoi medaljen e artë dhe çmimin e Konkursit Ndërkombëtar për vizatim fëmijësh “Shëndeti 2025”. Ceremonia e ndarjes së çmimeve u zhvillua në Sao Paulo, Brazil, në kuadër të..

botuar më 25-11-10 11.21.PD
Brijë e bardhë

Dy pemë shekullore, 200-vjeçare, u shpallën të mbrojtura

Ministri i Mjedisit dhe Ujërave, Manoll Genov, shpalli të mbrojtura dy pemë shekullore, secila me moshë rreth 200 vjet, njoftuan nga institucioni. Njëra është e llojit brijë e bardhë (Ulmus laevis) me perimetër trungu 4,00 m dhe lartësi rreth 24..

botuar më 25-11-09 7.00.PD

Kontrolle falas në fushën e mjekësisë riprodhuese në Korçë

Shqipëria dhe Bullgaria i kanë zgjatur dorën njëra-tjetrës në emër të lindjes së një jete të re. Në mbrëmjen e 7 nëntorit nisën për herë të parë kontrollet falas parandaluese në fushën e mjekësisë riprodhuese, të kryera nga specialistë bullgarë në qytetin..

botuar më 25-11-08 5.05.MD