Më shumë se 17 000 nxënës prej 19 vendeve morën pjesë në konkursin e këtij viti, organizuar nga zyra e statistikave e Komisionit Evropian- Eurostat. Detyra e çdo një skuadre ka qenë që të xhirojë një video dy minutëshe në të cilën të paraqesin përfundimet e tyre bazuar në statistikat zyrtare për gjendjen e mjedisit në vend dhe/ose në rajon, sipas Institutit Kombëtar të Statistikave.
Pasi janë vlerësuar përgjithësisht 66 propozime, juria e olimpiadës e formuar nga ekspertë të njohur në fushën e statistikave, ka përzgjedhur 5 videot më të mira në dy grup moshash: 14-16 vjeç dhe 16-18 vjeç.

Në grup moshën madhore vendi i parë është për ekipin bullgar DATAPOWER me një video të krijuar për situatën ekologjike në Bullgari.Juria ka qenë e mahnitur nga statistika e prezantuar në mënyrë të shkëlqyer, e platitur me kuadro të bukura, një prezantim të mirë dhe një muzikë origjinale. Pas të rinjve tanë janë renditur skuadrat nga Islanda, Sllovenia, Franca dhe Polonia.
Videoja bullgare fituese:
“Ne ishim “të armatosur” me motivimin e vazhdueshëm për t'i treguar Evropës se Bullgaria ka se me çfarë të krenohet - si me natyrën e saj, ashtu edhe me nxënësit e saj.Përgatitja dhe realizimi i shkëlqyeshëm i bëri përshtypje jurisë, e cila na vlerësoi me nderimet dhe çmimin më të lartë”, - tha në një letër drejtuar Radio Bullgarisë Martin Kostadinov, nxënës në Shkollën e Mesme Kombëtare Tregtare- Bankare në Sofje dhe pjesë e ekipit fitues në Olimpiadën Evropiane të Statistikave.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve është planifikuar për në 27 qershor 2022 në orën 11.00 (CEST) në Madrid dhe do të jetë e disponushme për t'u parë në internet.
Së shpejti Radio Bullgaria do t'ju takojë më nga afër me të rinjtë e suksesshëm.
Përpiloi: Krasimir Martinov
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Festa e sivjetshme e bullgarëve të Besarabisë, të cilën e shënojmë çdo vit më 29 tetor, u shndërrua në një sërë ngjarjesh kushtuar bashkësisë bullgare të shpërndarë në rajonin e Besarabisë, e ndarë midis Rumanisë, Ukrainës dhe Moldavisë. E fundit prej..
Një takim me temën "Ariu në kontekstin e ekoturizmit: mundësi dhe perspektiva" do të mbahet sot, 11 nëntor, në ndërtesën e Bashkisë së Smoljanit. Eventi është organizuar nga WWF Bullgaria dhe Shoqata "Horizonte të Reja" - Smoljan dhe synon të bashkojë..
Eurodeputeti i Partisë Popullore Evropiane, Andrej Kovaçev, bëri thirrje për miratim urgjent të ndryshimeve në Ligjin për Shtetësinë Bullgare gjatë një diskutimi me gazetarët bullgarë në Bruksel. Ligji aktual i shtetësisë bullgare është jologjik..