10
Mjafton të ecni rrugëve të Kjustendillit në fund të qershorit dhe do të vini re se kaloni nën një kordon me pemë qershie me fruta të pjekura. Në këtë qytet bullgar në rrezet e malit Osogovo dhe në bregun e lumit Banshtica, kushtet për rritjen e pemëve të qershisë janë më të favorshme në vendin tonë dhe pikërisht aty ato japin frutë me bollëk.
Që të forcojnë vëmendjen drejt qershisë së Kjustendillit, për të cilën çdo një bullgar e di shumë mirë se është më e ëmbël, me më shumë lëng dhe më e shijshme, nga Bashkia e qytetit Kjustendill organizojnë Festë të Qershisë. Ajo zhvillohet prej 15 vjetëve në qendër të qytetit dhe prezanton shumëllojshmërinë e varieteteve të qershive të kuqe dhe të bardha që rriten në zonë.

Ky fryt është një krenari e vërtetë për njerëzit në Kjustendill, prandaj nuk ka oborr në qytet, ku të mos jetë mbjellë të paktën nga një pemë qershie. Në një traditë të vjetër vendase është kthyer dhe reçeli prej qershive të bardha, për të cilin banuesit vendas thonë se, nëse nuk e kanë përgatitur gjatë periudhës së pranverës nuk ka sesi të presin qetësisht dimrin. Por, qershitë krijojnë dhe një gëzim për syrin, kur janë të renditur dhe të aranzhuar me shumë fantazi dhe shkathtësi, posaçërisht për Festën e Qershisë. Në këtë na bind Dimitrinka Ukallska, nga Departamenti i Kulturës në Bashkinë e Kjustendillit dhe shton se sivjet festa zgjat tri ditë - nga 24 deri më 26 qershor.

“Është e vështirë të organizohet Festivali i Qershive, pikërisht sepse mbahet gjatë mbledhjes së qershisë dhe njerëzit e qytetit janë shumë të zënë. Gjithmonë është gjatë fundjavës së fundit të muajit qershor, kur piqen më tepër varietete të qershive tek ne. Gjatë vitit të largët 1896 këtu është zhvilluar Ekspozita e parë e Frutave dhe kjo festë është pasardhësja e saj. Çdo gjë bëjmë në shenjë të një falënderimi se i vlerësojmë dhuratat të cilat na i jep toka jonë.”

Dita e dytë e festës është më e rëndësishme. Ka dhe konkurs për një qershi më të madhe, për një tablo më origjinale të krijuar me qershi, për pikturim me qershi, për veshello/ varëse më tërheqëse. Por, çfarë është veshello, që punohet vetëm në Kjustendill dhe është një atraksion i vërtetë për miqtë e qytetit?
“Merren qershi dyshe, të lidhura me bishtat e tyre. Atu thuren rreth një shkopi prej druri dhe bëhet diçka si tufë, veshul prej qershie - sqaron Dimitrinka Ukallska. - Ai është mbi një kilogramë dhe bëhet prej një kombinimi prej varieteteve dhe ngjyrave të ndryshme të qershisë. Kurse kur ha qershi nga ky veshul me shije të ndryshme, atëherë kënaqësia është e plotë.

Kurse atë të cilën njeriu nuk ka sesi ta provojë, nëse nuk e viziton qytetin Kjustendill në kohën e vjeljes së qershive, është bujaria karakteristike dhe punëdashësia e njerëzve në krahinën tonë. Për to i detyrohemi pasurive të burimeve natyrore këtu-ajrit të pastër, tokës së begatshme dhe ujërave shëruese minerale.”

Në Festën e Qershisë përfshihen përveç prodhuesve edhe institucionet e ndryshme. Në stendën e tij, Instituti i Bujqësisë në Kjustendill këtë vit prezanton 10 lloje të qershive, për të cilat pritet një e ardhme e shkëlqyer. Në programin e dëfrimit më aktive janë vatrat e kulturës. Konkursi “Qershitë në kuzhinë” është për novatorët e vërtetë. Hiti i vitit të kaluar ishte byreku, por jo i zakonshëm, por me qershitë e Kjustendillit.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BGNES
Popullsia e riprodhimit të lejlekëve të bardhë - një nga zogjtë më të dashur në vendin tonë - është rritur me 33 për qind në vitet e fundit, sipas të dhënave nga një regjistrim ndërkombëtar i cituar nga BGNES. Sipas rezultateve, në Bullgari janë..
Gazetari investigativ bullgar Hristo Grozev mori çmimin e tij si Gazetari Evropian i Vitit në një ceremoni zyrtare në Berlin. Ai ishte një figurë kyçe në kërkimin e ish-menaxherit të Wirecard, Jan Marsalek, në Moskë, si dhe në zbulimin e një numri..
Një interes rekord është treguar nga bashkatdhetarët tanë jashtë vendit për programin "Unë Zgjedh Bullgarinë" të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale. Kjo u raportua në një seancë dëgjimore në Komitetin parlamentar për Politikat për Bullgarët..
Për të tretin vit rradhazi, dhe për herë të dytë brenda dy muajve të fundit, një grup mjekësh bullgarë vizitoi Pustecin e Korçës për të ofruar shërbime..