Vizitorët e Muzeut Historik Kombëtar në Sofje tani mund të bëjnë një shëtitje virtuale në tempullin e perëndeshës së lumturisë dhe të fatit Fortuna. Ndërtesa është pjesë e kolonisë së dikurshme romake Ulpia Escus pranë fshatit të sotëm Gigen, në afërsi të lumit Danub. Restaurimi virtual zbulon në detaje më të vogla të gjithë shkëlqimin dhe bukurinë e tempullit të dikurshëm dhe tani është pjesë e ekspozitës së përhershme të Muzeut Historik Kombëtar.
Tempulli i Fortuna-s (templum Fortunae) ka qenë i vendosur në Kompleksin e Forumit të Ulpia Escus. Ai është i zbuluar dhe i studiuar krejtësisht. Ndërtesa është e punuar në stilin korintik. Sipas një mbishkrimi latin, tempulli i është kushtuar Perandorit romak Komod (180-192) dhe është ndërtuar me fondet e "Shoqatës së Zejtarëve" (collegium fabrorum) në vitin 190.
Kolonada e oborrit të brendshëm ka qenë zbukuruar me koka demash të stampuara dhe kurora dafine. Tempulli përbëhej nga një sallë hyrëse dhe një dhomë kulti. Fasada jugore ka pasur katër kolona korintike. Mbi frontonin trekëndor janë paraqitur dy Viktoria që mbajnë një kurorë dafine. Brenda, në kurorë ka pasur një imazh reliefi - mbase koka e Meduzës, e cila mbron nga e keqja. Kompleksi i tempullit është shkatërruar nga Gotët ose nga ndonjë tërmet në vitet 376-378.
Akoma hollësi të tjera kureshtare, të lidhura me historinë e Ulpia Escus do të gjeni këtu:
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Muzeu Historik Kombëtar
"Një moment historik për Bullgaristikën në SHBA!" – me një postim me këtë titull, konsulli i përgjithshëm i Bullgarisë në Çikago, Svetosllav Stankov, njoftoi lajmin se më 20 tetor 2025, në Universitetin e Illinois-it në Urbana-Champaign, nis..
Filmi “Made in EU” me regji të Stefan Komandarev mori Çmimin e Madh për film artistik në edicionin e 43-të të Festivalit Bullgar të Filmit “Trëndafili i Artë” . Sipas jurisë, kjo është një vepër pa kompromis që, përveçse pasqyron frymën e..
Në pranverën e vitit 2025, Pallati Kombëtar i Kulturës (NDK) rifilloi festivalin e tij më të pasur me zhanre pas një ndërprerjeje 10-vjeçare. Për herë të parë në historinë e "Sallonit të Arteve", një edicion i dytë do të mbahet brenda të..