Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Më 29 qershor, Kisha Ortodokse Bullgare nderon Apostujt e Shenjtë Pjetër dhe Pali

Sipas besimeve popullore Shën Pjetri është një plak i rreptë, por i drejtë, Shën Pali gjithashtu është i drejtë, por më i sjellshëm.

Foto: pravoslavie.bg

Dita e Apostujve të Shenjtë Pjetër dhe Pali është një festë e nderuar nga bullgarët. Në traditën tonë popullore ajo simbolizon gjallërimin e natyrës dhe lindjen e jetës në fillimin e verës së vërtetë, e cila në vendin tonë zakonisht fillon në fund të qershorit. Dita e Shën Pjetrit përkon me periudhën e korrjes, ndaj në këtë festë puna është e lejuar. Këtë ditë kanë festë të gjithë me emrat Petër, Pavell, Petrana, Polina, Pavlina, Petja, Kamen.

Përhapësit e zellshëm të krishterimit, mësuesit Pjetri dhe Pali pësuan shumë vuajtje dhe përndjekje, duke na lënë trashëgim në mesazhet e tyre rregullat themelore të besimit dhe të jetës së krishterë. Në këtë ditë, në të gjitha kishat ortodokse kremtohet një Liturgji e Shenjtë festive.

Në folklorin bullgar, dy apostujt e parë janë vëllezër. Shën Pjetri perceptohet si një plak i ashpër, por i drejtë, i cili mban çelësat e portave të Parajsës dhe lejon vetëm shpirtrat e drejtë në të. Sipas një legjende, ai ishte aq i rreptë sa nuk e lejoi as nënën e tij të hynte në Parajsë, sepse sipas tij ajo ishte një grua e keqe dhe e mallkuar.

Populli ynë e konsideron Shën Palin të drejtë, por më dashamirës. Në portat e Parajsës ai donte që t'i shërbenin bukë, ndryshe nga vëllai i tij Pjetri, i cili priste vetëm nderim dhe respekt. Edhe pse Kisha Ortodokse u bën homazhe dy apostujve në një ditë - 29 qershor, në disa pjesë të vendit (në Dobruxha, në të gjithë Bullgarinë Lindore dhe në rajonin e Rodopeve) bullgarët e kremtojnë festën e Shën Palit vetë, më 30 qershor.

Dita e Shën Pjetrit shoqërohet me shumë zakone të lidhura kryesisht me gosti.

Në ditën e Shën Pjetrit, sillen në kishë për bekim mollët e para të pjekura – të ashtuquajturat "petrovki".


Por në fshatin Gega, pranë kufirit tonë me Maqedoninë e Veriut, festa po kremtohet në mënyrë të pazakontë. Dhe në vend të mollëve - "petrovki", njerëzit sjellin në tempuj qengja të gjallë për t'u shenjtëruar nga prifti.

Më shumë hollësi mund të lexoni në artikullin tonë “Fshati Gega dhe “Manastiri përrallor me djajtë“ në malin Ograzhden nga koleksioni i Radio Bullgarisë.

Përpiloi: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: pravoslavie.bg, arkiv




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

14 shtatori – Lartësimi i Kryqit të Nderuar të Zotit

Më 14 shtator, Kisha Ortodokse Bullgare kremton Lartësimin e Kryqit të Nderuar. Kjo është ndër dymbëdhjetë festat kryesore të krishtera. Në këtë ditë ne kremtojmë gjetjen e Kryqit të Shenjtë në të cilin u kryqëzua Jezu Krishti. Sipas librave të..

botuar më 24-09-14 8.45.PD

100 vjet nga shenjtërimi i Katedrales Patrikane “Shën Aleksandër Nevski"

Pikërisht 100 vjet më parë, më 12 shtator 1924 filloi shenjtërimi i Tempullit Monument “Shën Aleksandër Nevski”, ndërtuar “në shenjë mirënjohjeje ndaj popullit rus për Çlirimin e Bullgarisë nga zgjedha osmane në vitin 1878”, me ide të politikanit..

botuar më 24-09-12 11.44.PD

Pikërisht 80 vjet më parë, Bullgaria ndryshoi sistemin e saj shoqëror

Më 9 shtator mbushen 90 vjet nga fundi i Mbretërisë së Bullgarisë dhe vendosja e regjimit komunist në Bullgari. Në kulmin e Luftës së Dytë Botërore, kur Ushtria Sovjetike shkoi në ofensivë pas Betejës së Stalingradit dhe arriti në Rumani në gusht të..

botuar më 24-09-09 9.39.PD