Dita e Apostujve të Shenjtë Pjetër dhe Pali është një festë e nderuar nga bullgarët. Në traditën tonë popullore ajo simbolizon gjallërimin e natyrës dhe lindjen e jetës në fillimin e verës së vërtetë, e cila në vendin tonë zakonisht fillon në fund të qershorit. Dita e Shën Pjetrit përkon me periudhën e korrjes, ndaj në këtë festë puna është e lejuar. Këtë ditë kanë festë të gjithë me emrat Petër, Pavell, Petrana, Polina, Pavlina, Petja, Kamen.
Përhapësit e zellshëm të krishterimit, mësuesit Pjetri dhe Pali pësuan shumë vuajtje dhe përndjekje, duke na lënë trashëgim në mesazhet e tyre rregullat themelore të besimit dhe të jetës së krishterë. Në këtë ditë, në të gjitha kishat ortodokse kremtohet një Liturgji e Shenjtë festive.Në folklorin bullgar, dy apostujt e parë janë vëllezër. Shën Pjetri perceptohet si një plak i ashpër, por i drejtë, i cili mban çelësat e portave të Parajsës dhe lejon vetëm shpirtrat e drejtë në të. Sipas një legjende, ai ishte aq i rreptë sa nuk e lejoi as nënën e tij të hynte në Parajsë, sepse sipas tij ajo ishte një grua e keqe dhe e mallkuar.
Populli ynë e konsideron Shën Palin të drejtë, por më dashamirës. Në portat e Parajsës ai donte që t'i shërbenin bukë, ndryshe nga vëllai i tij Pjetri, i cili priste vetëm nderim dhe respekt. Edhe pse Kisha Ortodokse u bën homazhe dy apostujve në një ditë - 29 qershor, në disa pjesë të vendit (në Dobruxha, në të gjithë Bullgarinë Lindore dhe në rajonin e Rodopeve) bullgarët e kremtojnë festën e Shën Palit vetë, më 30 qershor.
Dita e Shën Pjetrit shoqërohet me shumë zakone të lidhura kryesisht me gosti.
Në ditën e Shën Pjetrit, sillen në kishë për bekim mollët e para të pjekura – të ashtuquajturat "petrovki".
Por në fshatin Gega, pranë kufirit tonë me Maqedoninë e Veriut, festa po kremtohet në mënyrë të pazakontë. Dhe në vend të mollëve - "petrovki", njerëzit sjellin në tempuj qengja të gjallë për t'u shenjtëruar nga prifti.
Më shumë hollësi mund të lexoni në artikullin tonë “Fshati Gega dhe “Manastiri përrallor me djajtë“ në malin Ograzhden” nga koleksioni i Radio Bullgarisë.
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: pravoslavie.bg, arkiv
Festivali Ndërkombëtar "Plovdiv - i lashtë dhe i përjetshëm: histori, etnologji, kulturë dhe art" hapet më 14 qershor dhe do të zgjasë deri më 16 qershor. Në veprimtarinë e organizuar nga Shoqata për Rikrijimin Historik “Filipopoll” priten..
A e dini se në kryeqytetin moldavian Kishinau ka një rrugë me emrin Hristo Botev? Pikërisht aty, rreth tre kilometra larg qendrës së qytetit, qëndron një monument mbresëlënës i poetit, revolucionarit dhe figurës publike bullgare, i cili vdiq..
Nga qyteti Tutrakan (Bullgaria Veriore), më 30 maj, filloi marshimi i 39-të "Në rrugën e çetës së Vojvodës Tanjo". Ngjarja është nën patronazhin e Presidentit Rumen Radev. U mbajt rishfaqja tradicionale e zbarkimit të çetës në brigjet e Danubit...
Më 19 tetor, Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e oshënarit të përulur nga mali Rilla dhe mbrojtësit qiellor të popullit bullgar dhe mjekëve..