Tenisti më i mirë bullgar te meshkuj Grigor Dimitrov, i vendosur nën numrin 18 në skemën e Wimbledon, nuk arriti të përfundojë ndeshjen e tij nga raundi i parë në Londër. Tenisti ynë u dorëzua për shkak të traumës në ndeshjen kundër Steve Johnson nga Shtetet e Bashkuara, me rezultat 6:4, 2:5.
Tenisti 31-vjeçar gjatë lojës mori një ndrydhje në kofshën e majtë dhe mori tretman mjekësor. Dimitrov u kthye në fushë, por mesa duket kishte probleme me lëvizjen dhe u detyrua të hiqte dorë nga loja.
Presidenti i Unionit Bullgar të Futbollit Georgi Ivanov-Gonzo njoftoi se Aleksandër Dimitrov është trajneri i ri i ekipit kombëtar. Ish-trajneri i ekipit të të rinjve të vendit do ta udhëheqë skuadrën kombëtare në ndeshjen kualifikuese kundër Turqisë..
Nga 23 deri më 30 shtator, në të gjitha shtetet anëtare të BE-së zhvillohet iniciativa Java Evropiane e Sportit. Me këtë rast, në kryeqytetin Sofje, në arenën “Asics Arena”, do të organizohet një panair sportiv dyditor, njoftoi në Facebook Ministria..
Kombëtarja e Bullgarisë në volejboll për meshkuj u kualifikua për në çerekfinalet e Kampionatit Botëror që po zhvillohet në Filipine, pasi mundi Portugalinë me rezultatin 3:0 (25:19, 25:23, 25:13). Ky është një arritje historike, pasi për herë të..