Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dy veta vdiqën me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit, numri i të sëmurëve ra në gati 60 000

Foto: arkiv

549 janë rastet e reja me Covid në vend në 24 orët e fundit, ose 46 më pak se një ditë më parë. Më shumë se 57.5 nga të sapo infektuarit nuk janë vaksinuar. 12% e 4587 testeve të kryera janë pozitive, krahasuar me 11% të martën, sipas portalit coronavirus.bg.

Numri i rasteve aktive ka rënë me 913 në 60 017. Në spitale janë shtruar 43 pacientë të infektuar. 30 prej tyre, ose 69.77%, nuk janë vaksinuar. Numri i të shtruarve në spitale u rrit me 10 në 339. Në repartet e terapisë intensive ndodhen 26 persona të infektuar.

Dy persona me Covid-19 të konfirmuar vdiqën gjatë harkut të shënuar kohor. Një nga të vdekurit nuk është imunizuar. Janë shëruar 1460 persona, të martën janë bërë 1160 vaksina.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Universiteti i Sofjes “Shën Kliment Ohridski”

Universiteti i Sofjes dhe Universiteti Teknik renditen në një klasifikim prestigjioz botëror

Për të tretin vit radhazi, Universiteti i Sofjes “Shën Kliment Ohridski” hyn në një klasifikim prestigjioz botëror. Në renditjen QS World University Rankings: Sustainability 2026 , Universiteti zë vendin e 814-të nga 2002 universitete të renditura...

botuar më 25-11-19 9.26.PD

"Bansko Film Fest" bashkon dashamirësit e aventurës dhe sporteve ekstreme

Resorti malor i Banskos bëhet kryeqyteti i kulturës së alpinizmit, aventurave dhe udhëtimeve me filma, ekspozita dhe prezantime që tregojnë për kufijtë e aftësive njerëzore. Atje, nga 19 deri më 23 nëntor, "Bansko Film Fest" do të mbahet në dhjetë..

botuar më 25-11-19 4.45.PD

Parashikimi i motit për 19 nëntorin 2025

Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°, ndërsa në Bullgarinë Jugore mes 12 dhe 17°. Në Sofje do të jenë rreth 8°. Gjatë ditës moti do të jetë me vranësira dhe reshje, kryesisht në Bullgarinë Veriore dhe Perëndimore, të cilat..

botuar më 25-11-18 7.35.MD