Institucioni presidencial nuk ka marrë një raport nga Agjencia Kombëtare e Sigurisë Kombëtare për dëbimin e 70 diplomatëve dhe zyrtarëve rusë, tha presidenti Rumen Radev në Madrid. Sipas tij, në takimin e mbajtur më 9 qershor të këtij viti. Këshilli i Sigurisë pranë Këshillit të Ministrave nuk e ka përfshirë këtë temë në rendin e ditës të shpallur paraprakisht - ajo është ngritur për diskutim, por nuk është marrë asnjë vendim për të.
“Siç duket vendimet e qeverisë merren sipas ndonjë mekanizmi paralel, larg rrugës institucionale”, komentoi kreu i shtetit. Sipas tij, pasojat e dëbimit të diplomatëve rusë mund të jenë shumë të rënda, veçanërisht për misionin tonë diplomatik në Moskë.
Rumen Radev po ashtu tha se nuk është e përshtatshme që zgjedhjet eventuale të parakohshme të zhvillohen para datës 15 shtator të këtij viti. Është me rëndësi të kemi një pjesëmarrje sa më të madhe elektorale.Kapiteni i anijes me vela në distanca të gjata Svetllozar Tenev u nis nga Varna për një udhëtim rreth botës. Fillimi i lundrimit është në Las Palmas (Ishujt Kanarie, Spanjë), ku do të niset i shoqëruar nga një koleg. Pastaj do të lundrojë vetëm deri..
Në një ceremoni në Universitetin "Vytautas Magnus" në qytetin lituanez të Kaunasit, rektori i Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski”, Prof. Georgi Vëllçev, pranoi sipas parimit të rotacionit presidencën e aleancës ndërkombëtare universitare..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°C, ndërsa në bregdetin e Detit të Zi nga 13 deri në 16°C; në Sofje – 7°C. Në mëngjes , në disa ultësira dhe lugina, dukshmëria do të jetë e kufizuar për shkak të mjegullës ose..
Prokuroria ngriti akuza të reja ndaj kryetarit të Bashkisë së qytetit Varna, Bllagomir Kocev, dhe sqaroi disa nga akuzat e mëparshme, raportoi gazetarja..
Tensioni shoqëror në periudhën nga 1 korriku deri më 30 shtator të këtij viti matet me një indeks prej 6.09, i cili tregon “rreziqe të vështira për t’u..
Do të bëhet gjithçka e mundur që asnjë shtresë e popullsisë të mos dalë e dëmtuar – për këtë siguroi ministri i punës dhe politikës sociale, Borisllav..