Ambasadorja ruse në Bullgari Eleonora Mitrofanova i ka dorëzuar një notë verbale Ministrisë sonë të Punëve të Jashtme, në të cilën kërkon që deri në orën 12:00 të datës 1 korrik, të tërhiqen notat për nëpunësit e përfaqësive diplomatike ruse që u shpallën persona “non grata”. Në rast të kundërt, “çështja e mbylljes së Ambasadës së Federatës Ruse në Republikën e Bullgarisë do të ngrihet menjëherë para udhëheqjes ruse”.
Në përgjigje, kryeministri i dorëhequr Kirill Petkov këshilloi Federatën Ruse të tërheqë notën. “Edhe pse prezenca bullgare në Ambasadën tonë në Rusi numëron vetëm 12 persona, Ambasada Ruse në Bullgari do të ketë mundësinë të mbajë 43 punonjës të saj sipas vendimit të marrë dje nga qeveria bullgare”, tha ai. Kirill Petkov shprehu gjithashtu bindjen se marrëdhëniet bullgaro-ruse mund të vazhdojnë të zhvillohen në fusha me interes të përbashkët, duke respektuar vlerat e rëndësishme për secilin nga vendet tona.
Ndërkohë, Ambasadorja Eleonora Mitrofanova tha për BNT se Moska po shqyrton ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Bullgarinë për shkak të skandalit me 70 diplomatët rusë të dëbuar. Sipas saj, Rusia i cilëson veprimet e qeverisë bullgare si të paprecedentë.Fizika dhe shkenca janë motorët e progresit njerëzor dhe ngjarje të tilla janë një burim krenarie për Bullgarinë. Me këto fjalë, Ministri i Arsimit Krasimir Vëllçev uroi pjesëmarrësit në Olimpiadën e nëntë Evropiane të Fizikës. Vendi ynë priti për herë..
"Një grup qytetarësh bullgarë është evakuuar me sukses nga territori izraelit nga Ministria e Punëve të Jashtme, me ndihmën e ambasadës sonë në Tel Aviv. Duke pasur parasysh sigurinë e udhëtarëve, do të jepet një informacion më i plotë për..
Inovacioni mund të bëhet një nxitës i madh për tërheqjen dhe mbajtjen e të rinjve në zonat rurale. Kjo u deklarua nga Ministri i Bujqësisë dhe Ushqimit Georgi Tahov në takimin informal të Këshillit të BE-së për Bujqësinë dhe Peshkimin në Varshavë,..
Po lançohet një faqe e re interneti që do të shërbejë si një dosje e hapur mbi shkeljet e të drejtave të bullgarëve në Maqedoninë e Veriut, raportoi..
Gjithnjë e më shumë studentë të huaj kanë zgjedhur universitetet dhe institucionet e arsimit të lartë bullgar në vitet e fundit, sipas një ankete të..