Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Jo Xhurasik, por Burgasik park

Në ditën e parë të korrikut fillon festa me rërë në Detin e Zi

Foto: BGNES

Dinozaurët do të jenë personazhet kryesore në edicionin e sivjetshëm të Festivalit të Figurave të Rërës në Burgas.Arsyeja?"Të gjithë i duan sundimtarët e mëparshëm të planetit tonë, të cilët janë zhdukur në mënyrë misterioze 65 milionë vjet më parë!"- thuhet në një njoftim të bashkisë - organizatori i ngjarjes, e cila është kthyer në një markë të ruajtur në programin tradicional kulturor-dëfryes të verës.

Burgasik Park është gati të pranojë vizituesit e vet të parë të padurueshëm akoma që më 1 korrik. Dhe si çdo vit, figurat prej rëre do të presin të mëdhenj e të vegjël në parkun “Ezero”/ Liqeni/ , në afërsi me Bazën e Kuajve mbi një sipërfaqe prej 5 akrave. Për punimin e skulpturave janë përdorur 5600 tonë rërë me përzierje speciale, që të mund t’i rezistojnë shiut, mësojmë nga organizatorët.

Sivjet kompozicionet janë 12. Ndër imazhet tredimensionale të kafshëve parahistorike, mbizotërojnë dinozaurët, duke përfshirëdhe Tiranozaurin Rex të fuqishëm dhe të frikshëm. Por vizituesit do të shikojnë akoma një mamut, një breshkë gjigante dhe kafshë të tjera interesante, përpara të cilave mund të bëjnë një fotografi për kujtim.

Skulpturimi i figurave prej  rëre është në një fazë të avancuar, ku mbi to punojnë 14 skulptorë nga Bullgaria, mes të cilëve dhe shumë banues nga Burgasi. Sipas drejtorit të festivalit të rërës Dimitër Maxharov, me kalimin e viteve ai ka kontribuuar për krijimin e shkollës bullgare të skulpturës prej rëre. “Vite të tëra me radhë merrnin pjesë autorë të huaj, të cilët i mësonin bullgarët në sekretet e artit prej rëre. Krijuesit tanë tanimë po marrin ftesa për festivale në të gjithë Evropën”, vuri në dukje ai përpara Radio Bullgarisë:


“Me kënaqësi mund të them se sivjet u përfshinë 4 studentë, autorë të rinj, të cilët nuk kanë marrë pjesë deri në këtë moment. Ata punuan dy prej kompozicioneve. Veç kësaj kemi dhe skulptorë të afirmuar, të cilët për herë të parë u ndeshën me punën me rërë. Por, pikërisht kjo është ideja e festivalit – “të lindë” gjithnjë e më shumë autorë, që të mund të ketë një larmi dhe në këtë mënyrë ne po ndërtojmë edhe më tej shkollën tonë. Prandaj, për ne është një nder se tashmë 2-3 vjet presim vetëm autorë bullgar.”

Festivali i rërës u imponua si një atraksion i kërkuar turistik në bregdetin tonë jugor. Mbi 1 milionë veta kanë vizituar festivalin në 14 edicionet e kaluara.


“Shpresoj që njerëzit të dalin me ndjenja pozitive, me buzëqeshje dhe të bëjnë selfiet e tyre në terrenin e festivalit të rërës. Vizituesit në edicionet e mëparshme janë nga e gjithë bota janë, po pres dhe sivjet të kemi miq prej shteteve të shumta”, tha drejtori i aktivitetit Dimitër Maxharov.

Përpiloi: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES, burgas.bg




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Euronews: Bullgaria është një destinacion ideal për turizmin gjatë gjithë vitit me plazhet e saj të arta dhe majat e mbuluara me borë

Bullgaria, e vendosur në qendër të qytetërimeve të lashta, ofron pamje mbresëlënëse historike, të rrethuara nga brigjet më të mira të Detit të Zi dhe vendpushimet e skive të klasit botëror të mbuluara me borë.Në territorin e tij nga 111 000 kilometra..

botuar më 24-11-25 10.35.PD

Tërheqësja e vjetër në fshatin Govedarci do të transformohet në një teleferik me ulëse

Tërheqësja e vjetër në fshatin Govedarci, bashkia e Samokovit në malin Rilla, do të modernizohet në një teleferik me katër ulëse me një kapacitet prej 1520 njerëz në orë. Një propozim i ngjashëm i është dorëzuar Inspektoratit Rajonal për Mbrojtjen e..

botuar më 24-11-24 8.05.PD

Shkretëtira mistike bullgare - Gurët e Drejtë fshehin enigma të shumta

Ata kënaqin syrin, plotësojnë dëshirat dhe shërojnë. Mijëra kolona rëre, të vogla e të mëdha, që ngjasojnë me njerëz, bimë apo kafshë mitike, ngrihen në një sipërfaqe të madhe prej 50 kilometrash katrorë në afërsi të qytetit bregdetar Varna ...

botuar më 24-11-23 10.35.PD