Asen Vasilev, kandidati për kryeministër nga grupi parlamentar i "Po e vazhdojmë ndryshimin", mori nga Presidenti Rumen Radev mandatin për formimin e qeverisë së re. Gjatë dorëzimit të mandatit, Kreu i Shtetit vuri në dukje se Bullgaria është në krizë politike, ekonomike dhe sociale dhe se reformat dhe fondet e Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë janë në pritje të zbatimit të tyre. Radev shënoi dhe krizën e politikës së jashtme rreth dëbimit të diplomatëve rusë dhe theksoi se qytetarët dhe institucionet kanë nevojë për siguri, parashikueshmëri dhe mbrojtje të besueshme të interesit të shoqërisë. "Unë po pres vendime adekuate dhe mbrojtje të interesit kombëtar për të ndërtuar një Bullgari të lirë, demokratike dhe të begatë evropiane," deklaroi Presidenti.
Me marrjen e dosjes me mandatin, Asen Vasilev theksoi se për të kjo është një përgjegjësi e madhe dhe se duke pasur parasysh krizat me të cilat duhet të përballet Bullgaria, është jashtëzakonisht e rëndësishme të kemi një qeveri që punon në interes të qytetarëve dhe mbron interesin bullgar dhe pavarësinë e vendit, ashtu si ndodhi edhe gjatë qeverisjes së kabinetit të parë të "Po e vazhdojmë ndryshimin". Që nga sot Asen Vasilev ka një afat prej 7 ditësh (deri në orën 17:00 të datës 8 korrik) në të cilin duhet t'ia paraqesë Presidentit përbërjen e qeverisë, pas së cilës Rumen Radev duhet të propozojë kandidatin për Kryeministër për votim në Kuvendin Popullor.Metalurgjia, industria e rëndë dhe minerare janë një pjesë e pakthyeshme e zhvillimit të plotë ekonomik të Evropës. Këtë e tha presidenti Rumen Radev me rastin e Ditës së Metalurgut, e cila u shënua në Sofje nën patronazhin e kreut të shtetit. Këtu..
Ditën e mërkurë në orët e paradites dukshmëria do të zvogëlohet vende-vende në lugina, fusha dhe përgjatë Detit të Zi. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet minus 3° dhe 2°, në Sofje - rreth minus 2°. Gjatë ditës do të jetë me diell...
Në kuadër të pjesëmarrjes së Bullgarisë në World Travel Market në Londër, Ministria e Turizmit dhe National Geographic shpallën një fushatë të përbashkët reklamuese me qëllim paraqitjen e vendit tonë si një destinacion tërheqës për turizmin e verërave, të..
Aleanca për të Drejtat dhe Liritë (APS) rreth Ahmed Doganit njoftoi se mbështet kategorikisht deklaratën e PP-DB për një kordon sanitar rreth..
Kandidatja bullgare për komisionere evropiane për “Startups, Kërkime dhe Inovacione” Ekaterina Zaharieva sot do të dëgjohet nga Komisioni për Industri,..
Mbi 1/3 prej rasteve të sëmundjes së derrit të egër afrikan në Evropë janë regjistruar në Bullgari, njofton Shoqata e Mbarështuesve të Derrave. Javën e..