Holanda mbetet investitori më i madh i huaj në Bullgari me 7.7 miliardë euro ose 15.1 për qind të të gjitha fondeve të tërhequra. Pas saj vjen Austria me 4.95 miliardë - 9.7 për qind. Gjermania është e treta me 3.78 miliardë euro. Me një rezultat shumë të afërt janë Italia – 2.98 miliardë euro, Greqia 2.79 miliardë, Zvicra me 2.6 miliardë, Qiproja me 2.47 miliardë, Britania e Madhe me 2.23 miliardë euro dhe Rusia me 1.97 miliardë euro, sipas Bankës Kombëtare Bullgare.
Mbi 11.3 miliardë euro ose 22 për qind janë të investuar në pasuri të paluajtshme. 19.5 për qind ose mbi 10 miliardë shkuan për industrinë përpunuese. Bankat dhe sigurimet mbulojnë 9.15 miliardë euro – 18 për qind. Tregtia dhe sektori i automobilave tërheqin 7.2 miliardë euro, ose 14 për qind. 4 miliardë euro janë të investuar në “Aktivitete profesionale dhe kërkime shkencore”.
5.78 miliardë euro ose mbi 11 për qind e të gjitha investimeve të huaja janë nga zonat në det të hapur.
Ka filluar modernizimi i bazës prodhuese të ndërmarrjes së vetme shtetërore të përpunimit të qumështit “LB Bulgaricum” në Vidin, siç ishte premtuar nga pushtetarët. Renovimi i bazës prodhuese do të kryhet në faza, njoftoi Ministria e Ekonomisë. Në..
Dorëzimi i parë i gazit natyror në Bullgari u bë sot përmes terminalit të ri në qytetin grek Aleksandrupolis. Funksionimi komercial i objektit është fakt që prej 1 tetorit të këtij viti dhe vendi ynë është pronar i 20% të projektit, i cili..
Më 1 tetor në Burgas hapet zyrtarisht uzina e parë bullgare për automobila të blinduar të kompanisë International Armored Group (IAG). Në bazë, të vendosur në një sipërfaqe prej 150 mijë metrash katrorë, do të prodhohen pajisje mbrojtëse bullgare..