Fondet sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë janë të reduktuara për shkak të një mekanizmi të nënshkruar nga qeveria e Bojko Borisov. Kështu thuhet në qëndrimin e Ministrisë së Financave. Prej aty saktësojnë se grantet për vendin tonë u ulën me afro 580 milionë euro për shkak të kuadrit ligjor të nënshkruar nga kabineti Borisov, sipas të cilit 30 për qind e totalit të financimit të grantit të rillogaritet në bazë të rritjes aktuale ekonomike të regjistruar në 2021. Të dhënat për këtë rritje u finalizuan në qershor 2022, mbi bazën e të cilave u bë ulja për vendin tonë, pasi Bullgaria ka tregues më të mirë ekonomikë se mesatarja e BE-së, sqaron ministria.
Në të njëjtën kohë, nga ministria theksojnë se rillogaritja prek të gjitha vendet anëtare në të njëjtën kohë dhe nuk i referohet vetëm Bullgarisë. Për 22 shtete anëtare financimi i grantit sipas mekanizmit u reduktua dhe për 7 vende u reduktua me shuma më të mëdha sesa ajo bullgare.
Inflacioni vjetor në gusht ishte 5.3%, i njëjtë me atë të korrikut, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Rritja mujore e kostos së jetesës në gusht ra në 0.1%, ndërsa në korrik krahasuar me qershorin ishte 1.7%. Inflacioni i..
Ka një rritje të madhe të importit të punëtorëve nga vendet e treta, dhe deri në fund të vitit pritet të arrihet shifra prej 50 mijë vetash. Mungesa e fuqisë punëtore mbetet një problem i përhershëm, tha për radion BNR Georgi Përvanov – ekspert për..
Ministria e Financave të Bullgarisë emetoi në tregun e brendshëm obligacione shtetërore 7-vjeçare në vlerë prej 300 milionë leva (rreth 144 milionë euro), me një normë interesi prej 3.25%. Kërkesat për blerje arritën në 446 milionë leva, me një..