Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Të sapo infektuarit me Covid janë sërish një numër treshifror, numri i të sëmurëve bie nën 39 000

Foto: arkiv

866 janë rastet e reja me Covid-19 në vend në 24 orët e fundit. Numri i tyre është ulur me 86 në krahasim me një ditë më parë. Mbi 58.3% prej të sapoinfektuarve nuk janë vaksinuar. 16,69% e 5189 testeve të kryera janë pozitive, krahasuar me 14% të treguesit të martën, sipas portalit coronavirus.bg.

Rastet aktive të regjistruara ranë me një rekord prej 12 577 personash në 38 972. 70 persona të infektuar u shtruan në spitale. 55 prej tyre, ose 78.6%, nuk ishin të vaksinuar. Numri i të shtruarve u rrit me 21 në 417. 33 të infektuar ndodhen në repartet e terapisë intensive.

Gjatë 24 orëve të fundit u regjistrua një i vdekur me Covid të konstatuar, i cili nuk ishte imunizuar. 13 442 veta u shëruan. Të martën janë bërë 1681 vaksina.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Importi i mallrave bujqësore nga Ukraina mbetet i nënshtruar licencimit

Regjimi për importimin e mallrave bujqësore nga Ukraina do të mbetet i nënshtruar licencimit vitin e ardhshëm. Kjo është e qartë nga një deklaratë e publikuar nga ministritë e ekonomisë, mjedisit dhe të bujqësisë, e cila parashikon vazhdimin e regjimit..

botuar më 25-11-20 12.03.MD

“Podkrepa” fillon protesta në administratat kryesore shtetërore

Sindikata e punonjësve administrativë “Podkrepa” fillon një sërë aksionesh proteste në administratat kryesore shtetërore në të gjithë vendin, raporton BGNES. E para prej tyre është sot, 20 nëntor, në mesditë përpara Zyrës Qendrore të Institutit..

botuar më 25-11-20 10.01.PD

Ekspertët diskutojnë aksesin e nxënësve në rrjetet sociale

Ministria e Arsimit dhe Shkencës po organizon një tryezë të rrumbullakët kombëtare më 20 nëntor me temën "A janë të nevojshme kufizimet në aksesin e fëmijëve në rrjetet sociale?". Iniciativa është një iniciativë e përbashkët me komisionet parlamentare..

botuar më 25-11-20 4.15.PD