Ministrja e Jashtme në dorëheqje, Teodora Gençovska, i quajti shqetësuese përplasjet dhe protestat në Shkup për shkak të propozimit francez për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE. “Le t’u japim atyre mundësinë t’i shpjegojnë vërtetë shoqërisë së tyre se çfarë është kjo paketë. Qëndrimi bullgar është i qartë - ne ndjekim me përpikëri vendimin e Kuvendit Popullor”, shtoi ajo.
Mbrëmjen e radhës të protestave në Shkup tensionet erdhën në krye pasi rreth 30 demonstrues me kapuç filluan të hidhnin bomba dhe sende të forta ndaj ndërtesës së parlamentit dhe policisë. 47 policë u plagosën dhe 11 protestues u ndaluan. Parlamenti i Maqedonisë së Veriut duhet të vendosë për propozimin francez deri në fund të javës.
Ministrat e ekonomisë dhe financave të vendeve anëtare të BE mbështetën unanimisht rekomandimin e hartuar dje nga Eurogrupi që Bullgaria të anëtarësohet në eurozonë më 1 janar 2026, njoftoi ministri i financave i Polonisë, Anxhej Domanski, sipas..
Parlamenti miratoi në lexim të dytë Ligjin për Tregjet e Kriptoaktiveve, me propozues Këshillin e Ministrave. Me këtë ligj rregullohet tregtimi i këtij lloji instrumentesh dhe mbikëqyrja e sektorit në përputhje me rregulloret evropiane, njoftoi..
Kompleksi TEC “Marica Iztok” do të furnizojë 50% të sasisë së energjisë për konsumatorët familjarë në Bullgari. Kjo u bë e ditur gjatë një konference për shtyp në TEC “Marica Iztok 2”, të mbajtur nga ministri i energjetikës, Zheço Stankov, njofton BTA...
Projektraporti i Parlamentit Evropian mbi progresin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj drejt BE-së u miratua nga Komisioni i Punëve të..
Për shkak të mungesës së reshjeve, niveli i ujit në liqenin e Rezervatit “Srebërna” është vetëm 15 centimetra, gjë që përbën një kërcënim serioz për..
Duhet të jemi shumë të kujdesshëm që Bullgaria të mos përfshihet në konfliktet që po përshkallëzohen. Kështu deklaroi presidenti Rumen Radev për..